E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dixhitalizimi, Berisha: OKB të na mbështesë me ekspertizë



Ecuria e programit “Një OKB”, në të cilin Shqipëria u përzgjodh si një nga 8 vendet pilote, në janar të vitit 2007, ishte dje temë e diskutimit të Kryeministrit Sali Berisha me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, znj. Gulden Turkoz Cosslet. Berisha vlerësoi ecurinë e këtij programi dhe përmendi disa nga arritjet në fusha të rëndësishme si, ngritja e sistemit të teknologjisë dhe informacionit, projekti “Brain Gain”, mbështetja e sektorit të arsimit dhe informatizimit të shkollave, si dhe për projektet e zhvillimit rajonal, ekonomik dhe nxitjes së punësimit. Znj. Gulden i shprehu Kryeministrit falënderimet për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë së tij në zbatimin e suksesshëm të programit, si dhe theksoi se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin prioritetet e qeverisë dhe reformat për integrimin evropian të vendit. Kryeministri ritheksoi se prioritet madhor i qeverisë që ai drejton, për katër vitet e ardhshme, është dixhitalizimi dhe këtu kërkoi ndihmën financiare dhe ekspertizën e Agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›