Fundi i aventures Ancelotti Nuk di asgje per te ardhmen

Carlo Ancelotti është shumë pranë fundit të aventurës së tij në pankinën e Chelsea. Megjithë vetë trajneri italian ka kërkuar një javë kohë për të vendosur të ardhmen e tij mediat britanike dhe ato italiane projektojnë largimin e tij nga skuadra londineze.
Shkak për këtë është bërë sezoni i mbyllur pa trofe, ndërsa në ndeshjen e fundit që Chelsea zhvilloi në ‘Stanford Bridge’ dhe barazoi 2-2 kundër Newcastle, tekniku italian ka preferuar të përshëndesë tifozët e skuadrës së tij. Ky gjest përkthehet si fundi i karrierës së Ancelotti në Premier Ligës, ndërsa tekniku ka konfirmuar se ende nuk e di asgjë për të ardhmen. “Nuk e di se cfarë do të ndodhë.
Nuk kemi planifikuar asnjë takim, por gjithsesi duhet të presim vetëm një javë. Vetëm klubi mund të gjykojë punën time. Në disa raste kemi punuar mirë, ndërsa në disa raste të tjera mund të kishim bërë më mirë’, ka thënë Ancelotti. Paqartësive të trajnerit i shtohen edhe zërat e merkatos që vijnë nga mediat.
Ato angleze kanë zbuluar emrat e Gus Hidink dhe Marco Van Basten si pasuesit e mundshëm të Ancelotti në stolin e Chelsea, ndërsa sipas shtypit Italian tekniku kërkohet nga skuadra gjigande të Serisë A si Juventus dhe Roma.
Nertan Prifti