Salihi i konfirmon besnikërinë Riedit
Vjenë - Hamdi Salihi do të vazhdojë të luajë në radhët e skuadrës së Riedit edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka bërë të ditur trajnerit të skuadrës Pol Gludovatz, se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin, megjithëse ekipi nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Evropës.
Drejtuesit e klubit austriak kanë vendosur t’i mbajnë të ulëta pagat e futbollistëve, dhe për këtë futbollisti shkodran mund të largohej nga kjo skuadër. Ofertat në drejtim të Salihit nuk kanë munguar, ku mes skuadrave që kërkojnë shërbimet e tij janë Sparta e Pragës në Çeki, Austria e Vjenës, Apollon Limason në Qipro, etj.
Sezonin e kaluar Hamdi Salihi arriti të shënojë 14 gola me skuadrën e Riedit në kampionatin austriak. Sulmuesi shqiptar do të jetë një nga pikat kyçe të këtij ekipi edhe për sezonin e ardhshëm.