E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolona e ‘krushqve’ të Rrugës së kombit

Inaugurimi i rrugës nga kryeministrat shqiptar Berisha dhe ai turk Erdogan si dhe vazhdimi i fushatës mashtruese me viktimat dhe të vdekurit e Gërdecit kanë karakterizuar një ditë tejet domethënëse në Shqipëri! Rruga Morinë e Kukësit për në Tiranë edhe në ditën e inaugurimit ka qenë e gjatë, për më tepër më e gjatë se edhe herave tjera pasi u nevojitën plotë shtatë orë e gjysmë për të qenë nga Morina në Tiranë! Por, këto orë të gjata nuk ishin për shkak të rrugëve të paasfaltuara por për shkak të rendit të gjatë të shqiptarëve nga të gjitha anët e dy vendeve sovrane që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ceremoni madhështore kombëtare. Ishin “krushq” të gjatë të “dasmës kombëtare” të përurimit të rrugës së kombit. Por kjo kolonë e gjata veturash e njërëzish nuk do jenë më të tilla pasi shqiptarët e dy shteteve faktike sot, Shqipërisë dhe Kosovës po kremtonin rrugën! Po merrnin pjesë në Rrëshen, aty ku deri më dje duhej ngritur thepeve të malësisë për të shkuar në verilindje të Shqipërisë dhe në Kosovë! Tani, ato maja të malësisë nuk do përshkohen më por përmes maleve do kalohet në rrugë moderne, do kalohet në tunelin Rrëshen-Kalimash prej rreth dhjetë minutave! Ato orë të shumta të ditës së djeshme ishin orë bllokade të rrugës sepse bëhej inuagurimi i saj! Kurrë më nuk do numërohen orë të tilla të ditës së djeshme si dhe të mëparshme!

Ndërkohë, një spot fantazmë i lansuar nga PS-ja për interesa fushate shkon deri aty sa të gënjej se është humane dhe se zbaton politika sociale të mirëfillta ndaj shtetasve të vet! Por, atë që nuk e bëri dhe realisht nuk i ka shkuar mendja ta bënte tentoi ta bënte përmes propagandës falso, përmes “propagandës së realizmit magjik”! Por, ja që nuk arriti të përfitonte për pak ditë sa ta gëlltiste opinioni dhe votuesit këtë marketing të rremë pasi doli oponenca e tyre në pushtet dhe demantoi! Rama, gënjen në çdo kronikën të tijën dhe ndër të paktat kronika që nuk ka gënjyer është kur dorëzoi “çelësin e Tiranës” të adhuruarit të tij, Goran Bregoviqit! Pra, jo çdo lajm që ka të bëjë me Edvin Ramën është gënjeshtër! Nuk poati nga aid he bashkëmendimtarët e tij asnjë urim për inaugurimin e rrugës!Nuk pati as urim të ndërsjellë ndërmjet ty re! Por, Verës, plakës rreth tetëdhjetave në Tiranë, e veja e Bujar Hoxhës, birit të Hoxha Kadri Prishtinës, nuk i shkojnë emocionet dhe urimet pa lot! Por, kishte ndier dhe dhimbje për dy të munguar, për atë që kishte lidhur jetën dhe krijuar familjen, Bujarin dhe për liderin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën! ”Po, si nuk arritën ta gëzojnë këtë ditë” i thotë Vera me dënesje vizituesit nga Gjakova, Shefqet Vokshit, pasardhësit të komandantit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshit, dhe nipit të Asim Vokshit! Urime të ndërsjella pati edhe nga të tjerë dhe në vende të tjera, por një urim i tillë, për burra të tillë, për ata djem dhe vajza Kosove që ishin vrarë në kufi me decenie e decenie përpara, për ata që kanë rrezikuar me kokë jetën e tyre duke dërguar ilegalisht në Shqipëri të përndjekurit nga Kosova, si Ali Ukaj i Babajt të Bokës së Gjakovës që nuk numëron sa herë ka kaluar nëpër rreziqe të hekurta dhe vrasëse për të shpëtuar kokë të tjera, si dhe të tjerët që luftuan dhe janë gjallë dhe të tjerët që ranë me armë në duar në luftën e fundit, tani mbetet vetëm për të gjallët mund tu themi urime!E, ju të vdekurit pushofshi të qetë aty ku i keni varret se ngadalë po filloni të preheni të qetë!Dikush luan me viktima, me dëshmorë, dikush përulet, kujtohet dhe ndërton!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›