Universitetet, ja kuotat e propozuar për çdo degë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Viti akademik 2009-2010
Propozimet e deritanishme për pranimet e reja në Universitetin e Tiranës janë deri në 7 mijë studentë. Ndër këto, kuotat më të larta do t i ketë Fakulteti i Ekonomisë dhe i Drejtësisë, ndërsa Mjekësia ka vendosur ta ulë numrin e studentëve. Burime nga Rektorati konfirmojnë se viti i ri akademik 2009-2010, do të presë më shumë studentë në auditoret e Universitetit të Tiranës. Pra do të jenë rreth 7 mijë të rinj që do të ulen në auditore në muajin tetor. Po sipas Rektoratit, ndryshe nga vitet e tjera, meqenëse numri i pedagogëve është rritur, edhe propozimi që ata kanë bërë, pranë Këshillit të Ministrave, ka qenë për një numër më të lartë studentësh, për vitin e ri akademik 2009-2010.
Degët
Bazuar mbi propozimet përkatëse, degët të cilat do të kenë numrin më të lartë të pranimeve edhe këtë vit, do të jenë Drejtësia dhe Ekonomiku. Në vitin e ri akademik, UT-ja ka propozuar që, në fakultetin e Drejtësisë, të ulen për herë të parë në auditorët e këtij fakulteti, 700 studentë. Sipas propozimeve në Fakultetin e Mjekësisë, këtë vit do të pranohen për të ndjekur studimet në këtë degë 200 studentë. Në degët e Administrim Biznesit dhe Financë Kontabilitet, përkatësisht me 455 kuota pranimi, këto do të jenë edhe programet e studimit, që do të kenë numrin më të lartë të pranimeve në Universitetin e Tiranës, për vitin e akademik 2009-2010.
Ambientet
Për sa u përket ambienteve, këtë vit, janë siguruar ambiente të reja, ndërkohë që në shtator pritet fillimi i ndërtimit të kampusit universitar. Është në dispozicion një ambient shtesë që i ka kaluar Universitetit të Tiranës dhe që është ish-kinoklubi i Qytetit Studenti, i cili do të rikonstruktohet e do të bëhet gati për mësimdhënie në vitin e ri akademik. Këtë vit, pas shtatorit, tetorit, pasi të ketë përfunduar projekti i detajuar, do të fillojë kampusi. Tashmë propozimet e UT-së i kanë kaluar Ministrisë së Arsimit, prej së cilës pritet miratimi zyrtar.
Studimet part-time
Krahas studimeve në ciklin e parë me kohë të plotë, Universiteti i Tiranës ka bërë propozimet përkatëse edhe për programet e studimit me kohë të pjesshme ose ndryshe Part-Time. Fakultetet, të cilat do të aplikojnë këto programe në vitin akademik 2009-2010, do të jenë ai i Histori-Filologjisë, i Ekonomisë, i Infermierisë, i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë. Në fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës ka propozuar 450 kuota pranimi, të ndara këto në mënyrë të barabartë ndërmjet tri programeve të studimit, Gjuhë-Letërsi, Gjeografi dhe Histori. Në Fakultetin e Ekonomisë, degët të cilat do të pranojnë studentë në sistemin Part-Time, këtë vit do jenë Administrim Biznes dhe Financë Kontabilitet, me përkatësisht 100 kuota. I vetmi program studimi në sistemin me kohë të pjesshme që do të ketë kuota të pakufizuara, do të jetë dega e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Trojet
Nëse në dy programet e mësipërme, kuotat e pranimit supozohen të mos pësojnë ndryshime, UT-ja i ka propozuar MASH-it një numër më të lartë pranimesh për studentët që vijnë nga trojet jashtë vendit. Në vitin e ri akademik, Universiteti i Tiranës ka vendosur të pranojë në auditore 210 studentë që kanë mbaruar arsimin e mesëm në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Preshevë-Bujanovc.
Kuotat e pranimit në Universitetin e Tiranës (propozime)
Kuotat e pranimeve për 8 fakultetet koha e plotë, trojet, part-time
1.Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Kohë të plotë 770 ; Trojet 30, part-time 0
2. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Kohë të plotë 730; Trojet 40, part-time 0
3. Në Fakultetin e Drejtësisë
Kohë të plotë 700 ; Trojet 12, part-time 400
4. Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Kohë të plotë 500 ; Trojet 240, part-time 0
5. Në Fakultetin e Mjekësisë
Kohë të plotë 350; Trojet 20, part-time 0
6. Në Fakultetin e Infermierisë
Kohë të plotë 555 ; Trojet 50, part-time 300
7. Në Fakultetin e Histori-Filologjisë
Kohë të plotë 370 ; Trojet 20, part-time 450
8. Në Fakultetin e Ekonomisë
Kohë të plotë 1230; Trojet 40, part-time 1270
Politekniku
Universiteti Politeknik i Tiranës do të hapë dyert për mbi 1300 studentë të rinj gjatë vitit akademik 2009-2010. Sipas propozimeve të bëra nga drejtuesit e Politeknikut, studimet me kohë të plotë, gjatë vitit të ri akademik, pranë gjashtë fakulteteve të këtij universiteti, do të kenë të drejtë t i ndjekin vetëm 1335 studentë. Inxhinieria e Ndërtimit dhe ajo Mekanike renditen të parat në listë për numrin e kuotave të pranimit, me nga 150 studentë në secilën prej tyre. Fill pas tyre vjen një tjetër degë e preferuar nga të rinjtë për studimet e larta, që është ajo e Arkitekturës, me 100 kuota pranimi. Ndërsa për degët e tjera të fakulteteve të Politeknikut është propozuar një numër i vogël kuotash pranimi, që varion nga 30-80 studentë për degë.
Universiteti Politeknik i Tiranës Kuota Tarifa
1. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Inxhinieri Ndërtimi 150 25 000
Inxhinieri Mjedisi 50 15 000
Inxhinieri Hidroteknik 80 15 000
Inxhinieri Gjeodezi 60 15 000
Arkitekturë 100 30 000
2. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Inxhinieri Elektronike 30 20 000
Inxhinieri e Telekomunikacioneve 30 20 000
Inxhinieri Informatike 30 20 000
3. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Mekanike 150 15 000
Inxhinieri Materiale 60 15 000
Inxhinieri Tekstili dhe Modë 60 15 000
4. Fakulteti i Gjeologji-Miniera
Inxhinieri Gjeologjike-Shkencat e Tokës 60 15 000
Inxhinieri e Gjeoburimeve 70 15 000
Inxhinieri Gjeoinformatikë 50 15 000
5. Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm
Inxhinieri Matematike 60 15 000
Inxhinieri Fizike 60 15 000
6. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Inxhinieri Elektrike Energjetikë 60 20 000
Inxhinieri Elekt.Automatizim i Industrisë 60 20 000
Inxhinieri Mekatronikë 60 20 000
Kuotat e pranimit për studentët jashtë trojeve shqiptare
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Kuotat
Inxhinieri Elektronike 5
Inxhinieri e Telekomunikacioneve 5
Inxhinieri Informatike 5
Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm
Inxhinieri Matematike 5
Inxhinieri Fizike 5
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Mekanike 10
Inxhinieri Materiale 10
Inxhinieri Tekstili dhe Modë 10
Kuotat për studimet me kohë të pjesshme
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Logjistikë Prodhimi 40
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009