E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë, investim me vlerë të lartë

Autori i Lajmit: Nga Fiona Mcilwham

Dita Ndërkombëtare e Grave (8 Mars) është një mundësi e rëndësishme për të festuar kontributin ekonomik, politik dhe social të grave në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, këtu në Shqipëri dhe në mbarë botën. Sot, të mbështesësh gratë është si një “investim me vlere te larte”. Për fat të mirë, shumica e njerëzve pranojnë se shoqëria mund të jetë më me diversitet, më e mirë dhe më e pasur me pjesëmarrjen aktive të grave.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi bërë progres të rëndësishëm që nga protestat e rrugëve, mbi 100 vjet më pare, për të drejtën e grave për të votuar. Gratë Britanike tani janë më afër barazisë me burrat se kurrë më parë, dhe ka një sistem të fortë ligjor për të mbështetur ata sa herë që ato të drejta të shkelen. Në Shqipëri, kuota gjinore në kodin zgjedhor arriti në dyfishimin e numrit të deputetëve gra në Parlament. Gjithashtu është miratuar edhe një kuadër ligjor më i mirë për të mbrojtur gratë kundër diskriminimit apo më keq, dhunës në familje. Hapa të rëndësishëm por jo të mjaftueshëm.
Siç vuri në dukje raportuesi i posaçëm i OKB Philip Alston në raportin e tij të fundit, dhuna në familje mbetet një problem serioz në Shqipëri. Ndërsa numri i femrave që arrijnë të denoncojnë rastet e dhunës është rritur, financimi dhe mbështetja për viktimat është ende e kufizuar dhe kronikat në media në lidhje me këtë çështje janë shpesh të papërgjegjshme, disa herë, edhe të dëmshme për gratë. Mirëkuptimi i komunitetit dhe mbështetja e saj për viktimat e dhunës dhe diskriminimit ende mungon. Trajtimin i kësaj axhende do të demonstrojë një angazhim të vërtetë për të fuqizuar dhe festuar gratë.
"Barazia gjinore" dhe "anti-diskriminimi" nuk mund të jetë një ditë, një ligj, një program apo një titull në media. Përfshirja dhe lufta individuale për të drejtat e grave duhet të jetë një proces në vazhdim, bashkëpunues dhe dinamik. Në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi të qartë se diversiteti është diçka që shkon në zemër të Britanisë moderne dhe në thelbin tone si popull evropian. Kjo është ajo që na jep forcë dhe dinamizëm. Por është në dorën e të gjithë ne - qeveritë, shoqëria civile, qytetarët, burra, gra, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, në BE apo në Shqipëri - për tu siguruar që do të shfrytëzojmë plotësisht këtë talent dhe energji.
*(Deklarate e Ambasadores Britanike per Diten Nderkombetare te Gruas 8 Mars)

Ky lajm është publikuar: 09/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›