E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolonjë- arrestohen për trafikim lëndësh narkotike

Janë kapur në flagrancë duke transportuar një sasi lëndësh narkotike drejt Greqisë.

Ata janë Jetnor Beqo, 27 vjeç, Hiqmet Maze 45 vjeç, që të dy banues të rrethit Kolonjë, ndërsa Pajtim Hysllari, 33 vjeç me banim në Tiranë. Të tre janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, në afërsi të fshatit Pobickë të rrethit të Kolonjës me 7 pako me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme 7 kg.

Ndërkohë që burime nga policia bëjnë të ditur se 45-vjeçari Hiqmet Maze me banim në Ersekë është arrestuar më parë për trafik të qenieve njerëzorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›