E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi Skënderbej- në formë piramide të ngritur

 

Kryetari i Bashkisë Edi Rama deklaroi sot se cila prej studiove të arkitektëve u përzgjodh për shndërrimin e sheshit Skënderbej. Ajo është studioja belge "51N4E" që do të rehabilitojë sheshin e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka deklaruar se çdo qytetar do të ndihet zot i qytetit të tij. "Do te jete nje piramide e vendosur në pushtetin e qytetarëve dhe çdo qytetar i Tiranës duke shkuar në pikën qendrore të piramidës, e cila është një pikë që i jep mundësinë një njeriu të vetëm të shkojë aty dhe ta shohë sheshin në të katër anët e tij dhe të ndihet në qendër të qytetit të tij"- u shpreh ai.

Sipas projektit qendra e sheshit Skënderbej do të ngrihet në nivel në formën e një piramide, nga kulmi i së cilës mund të shihet i gjithë sheshi. Brenda qendrës do të ndërtimin shatërvanë, ku uji do të jetë i ngjyrave dhe sasive të ndryshme. Ndërtesat ekzistuese nuk do të preken, por do të ndërhyhet tek Teatri i Operas dhe Baletit ku do të ndërtohet një hyrje e re , me qëllim që t'i jepet më shumë jetë kësaj godine. Gjithashtu do të ngrihen disa ndërtesa me lartësi të njëjtë që do të shërbejën si qendra tregtare. Rehabilitimi i sheshit Skënderbej sipas këtij projekti do të kushtojë 10 milionë euro dhe puna do të nisë menjëherë. Pritet që sheshi i ri të inagurohet në vitin 2009. Qytetarët e Tiranës vlerësuan më tepër projektin e arkitektit amerikan Daniel Liberskind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›