Ndoka- viziton kardiokirurgun në QSUT
Menjëherë pas aktit të goditjes më thikë ndaj shefit të Kardiokirurgjisë Ali Refatllari, nga një i afërm i një prej pacientëve të tij, që ka vdekur reagon ministri Ndoka.
Ai ka vizituar në spital Refatllarin duke treguar se mjeku kardiokirurg ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ndoka ka folur për aktin e sotëm si një akt kriminal ndaj mjekësisë. Ai ka deklaruar se do marrë masa mbrojtëse për jetën e mjekëve. Ndërkohë që policia ka deklaruar se autori i krimit është i sëmurë mendor.