E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullat për të paguar punonjësit

Sapo jam kthyer nga Amerika për të filluar një jetë në Shqipëri. Sapo u ktheva sigurisht u vura në kërkim të një pune nëpër kompanitë shqiptare. Unë nuk kam arritur të kryej studimet e larta kështu që punët që kam kërkuar kanë qenë për banakiere, sekretare ose çfarëdo tjetër. Mirëpo paga që më kanë ofruar shpesh ka qenë edhe 10 mijë lekë. Me aq sa kam kuptuar këto dy muaj në Shqipëri dhe nga konsultimet me një miken time, mësova se minimumi jetik në Shqipëri është 14 mijë lekë. Ndërkohë që rroga që më është ofruar ka qenë 4 mijë lekë poshtë këtij minimumi jetik. U habita pak nga ky realitet shqiptar, pasi në SHBA ku unë kam punuar, është e ndaluar me ligj që bizneset të vendosin paga nën minimumin jetik. Duke kërkuar në internet gjeta edhe disa këshilla nga një profesor burimesh njerëzore në një nga universitetet më me zë të New Yorkut. Do desha t’jua jepja këto këshilla të përkthyera në shqip të gjithë biznesmenëve shqiptar...

A duhet marrë parasysh paga minimale e jetesës në bizneset e vogla? Po për pjesën më të madhe po. Bizneset duhet ta kenë parasysh minimumin jetik në rastin e vendosjes së pagës. Edhe nëse biznesi juaj është shumë I vogël, ky parim duhet patur parasysh.

A duhet të paguaj me rrogë minimale punonjësit që marrin bakshishe siç janë kamarierët? Kjo varet nga bujaria e njerëzve të një vendi. Nëse një punonjës (kamarier psh) fiton nga bakshishet më shumë se 4 mijë lekë në muaj atëherë ju mund ta paguani atë jo më pak se 14 mijë lekë në muaj. Kjo në mënyrë që paga plus bakshishet të plotësojnë jetesën e atij punonjësi. Nëse e shikoni se bakshishet janë të vogla duhet menjëherë të plotësoni diferencën. Disa shtete, si Kalifornia, nuk I lejojnë bizneset që ti paguajnë punonjësit që fitojnë bakshishe me rrogë më të ulët se rroga minimale e jetesës e vendosur me ligj.

A duhet ti paguaj menaxherët për punë jashtë orarit? Mendimi im është që menaxherët nuk duhet të paguhen për orët jashtë orarit. Nën ligjin amerikan, nuk duhet të paguhen nëse punojnë më shumë se tetë orarshi. Por një manaxher në SHBA, është ai që paguhet minimumi 455 dollarë në javë, dhe që ka nën varësi të paktën dy persona dhe ka të drejtën të marrë në punë dhe të pushojë nga puna punonjësit. Kështu nëse menaxherët kanë nën varësi një departament nuk ke pse I paguan ata nëse rrinë jashtë orarit. Por për punonjësit që kanë një emër fiktiv ose që janë ndihmës menaxherë, do të ishte mirë që të jepnit për punën jashtë orarit.

A është më mirë ti paguaj për orët shtesë apo ti kompensoj kohën e shpenzuar një herë tjetër? Kjo varet se sa kohë I mbani punonjësit jashtë orarit dhe kur. Nuk është mirë ti kompensoni kohën punonjësve, nëse kjo gjë përsëritet çdo javë. Megjithatë ka shumë mënyra për skedulimin e kohës në mënyrë që të shmangni pagesën për kohën jashtë orarit.

A duhet ti paguaj punonjësit për kohën kur udhëtojnë për punë?Nëse një punonjës duhet të shpenzojë kohën larg vendbanimit të tij ju duhet ti paguani ata për këtë kohë. Por kjo varet edhe nga largësia e udhëtimit.

A duhet ta penalizoj një punonjës që nuk arrin të përmbushë kuotat e kërkuara?Po por kjo ka edhe kosto. Ju mund t’i penalizoni punonjësit vetëm në rastin kur i paguani shtesë në rast se arrijnë objektivat e kërkuara. Në rast se ky punonjës është i përjashtuar nga politikat stimuluese, nuk mund të gjobitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›