Kolumbi, Ministri i Mbrojtjes shfaq simtomat e gripit të derrave

Qeveria kolumbiane njoftoi se Ministri I Mbrojtjes Gabriel Silva filloi të shfaqë simptomat e virusit të gripit H1N1 vetëm një ditë pasi pallati presidencial konfirmoi se Presidenti Alvaro Uribe ishte infektuar me virusin.
" Ministri kishte ethe, shqetësime të përgjithshme dhe kollë. Këto janë simptoma të pajtueshme me praninë e sëmundjes të shkaktuar nga virusi H1N1. pasi ai u kontrollua nga mjekët ata rekomanduan izolimin e tij dhe fillimin e menjëhershëm të trajtimit ndërsa priten të vijnë rezultatet laboratorike."-u tha gazetarëve zëdhënësi I qeverisë Mauricio Velasquez nga Medellin.
Sipas njoftimeve, Presidenti Uribe filloi të ndjehej keq të premten pasi u kthye nga një samit I UNASUR në Argjentinë. Të shtunën gjatë një takimi të këshillin e komunitetit, Uribe I sëmurë me temperaturë është parë të teshtijë disa herë. Ndërsa ministri Silva e shoqëroi Uriben në Argjentinë.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Fredy Padilla de Leon u tha gazetarëve se edhe për të është e nevojshme që të testohet për virusin.
" Autoritetet shëndetësore thanë se ministry I mbrojtjes dhe unë duhet të kryejmë analizat përkatëse dhe kjo është arsyeja se përse takimi i këshillit të sigurisë I cili do të mbahej sot në San Vicente del Caguan është anuluar"-tha gjenrali Padilla de Leon.
Presidenti Uribe është nën trajtimin e mjekëve ndërkohë që vazhdon të punojë nga rezidenca e tij dhe ka treguar disa shënjë përmirësimi sipas doktorit të tij.
" Ai ka ende disa shqetësime, dhimbje të fytit, pak dhimbje koke dhe dhimbje kur merr frymë por janë shumë të lehta dhe ai po rekuperohet shumë shpejt"-tha doktori I Uribe, Gustavo Aristizabal për gazetarët.
Presidenti I Kosta Rikës Oscar Arias ishte kreu I parë I qeverisë I cili rezultoi pozitiv ndaj gripit të derrave. Ai u shërua në fillim të këtij muaji nga një rast I lehtë I virusit dhe filloi punën e tij të zakonshme pasi punoi nga shtëpia rreth një javë ndërsa kurohej nga mjekët.
Kolumbia ka raportuar 621 raste me sëmundjen e gripit nga të cilat 34 kanë rezultuar me vdekje, sipas ministrisë së mbrojtjes sociale.
Virusi H1N1 u përhap gjerësiht pas daljes së tij në prill në Meksikë dhe Shba. Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi pandemi në qershor dhe paralajmëroi se virusi I rim und të infektojë qindra milionë njerëz në të gjithë botën.