E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeri, drejtuesit e 5 bankave arrestohen për mashtrime financiare

Përfaqësues nga 5 banka në Nigeri u akuzuan për shkelje të ligjit nga pakujdesia në dhënien e kredive për manipulimin e çmimeve të aksioneve, dy javë pas shpëtimit të një banke nga falimentimi me një fond 2.6 miliardë dollarë.
Ish-drejtuesit kryesorë dhe "Finbank", "Afribank", "Intercontinental Bank", "Oceanic Bank" dhe "Union Bank" dolën para një gjykate federale në Lagos për të dëgjuar akuzat ndaj tyre.
Akuzat avriojnë nga një bankë në tjetrën por përfshijnë dështimin për të siguruar korrektësinë e të ardhurave në bankën qëndrorem duke dhënë hua pa siguri adekuate apo miratim duke komplotuar në rritjen e çmimeve të aksioneve të tyre.
" Rastet janë shtyrë deri të premten e 4 shtatorit për argumentet në lidhje me aplikimet për lirimin me kusht të paraqitur nga këshilli I mbrojtjes,"-tha Rotimi Jacobs, një nga avokatët e të pandehurve.
Banka qendrore kaloi 400 miliardë naira ose 2.6 miliardë dollarë në të 5 bankat rreth dy javë më parë .
Bankat kishin krijuar huadhënie të pavlefshme deri në 1.14 trilion naira, duke vendosur disa prej tyre pranë falimentimit dhe në rrezikun e shkaktimit të një krize sistematike bankare në vendin e dytë më të madh për nga ekonomia në Afrikë.
Lista e gjatë e 36 akuzave ishte kundër ish-kreut ekzekutiv të "Afribank", Sebastian Adigëe dhe kolegut të tij ende I lirë duke përfshirë komplotet me agjentin e bursave Peter Ololo për të manipuluar aksionet e "Afribank".
Sih-drejtuesi I "Oceanic Bank" Cecilia Ibru, një nga bankiertë me profilin më të lartë në Nigeri, u akuzua për " nxitim" në dhënien e kredive mbi limitet e saj për firmat si "Cloudy Heights Ltd" dhe "Bliss-Bloss Integrated Ltd".
Komisioni I Krimeve Ekonomike dhe Financiare, I njohur si policia anti-korrupsion e Nigerisë, tha se disa kredi bankare janë dhënë indirekt apo pa miratim nga bordi dhe në disa raste individëve apo kompanive duke përdorur emra imagjinarë.
Erastus Akingbola, ish-kreu I "Intercontinental Bank" është shpallur në kërkim si një nga 5 krerët e bankave I sili nukë është ndaluar për t'u marrë në pyetje.
Ata janë akuzuar gjithshtu se I kanë dhuruar njëri-tjetrit 10 mijë dollarë shpërbliome për pushime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›