E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë,Brammertz: Arrestimet , prioritet

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz ka deklaruar në Sarajevë se, arrestimi i Ratko Mlladiçit dhe Goran Haxhiçit, janë prioritete absolute të gjyqit në Hagë. "Tash është prioritet arrestimi i Mlladiçit dhe Haxhiçit. Arrestimi i këtyre të ikurve është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, mirëpo është në pyetje edhe kredibiliteti i drejtësisë ndërkombëtare dhe i bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë të mërkurën Brammertz, pas takimit që ka zhvilluar me anëtarët e Kryesisë së Beh, Zhelko Komshiq dhe Haris Silajxhiç. Ai po ashtu ka vlerësuar arrestimin e Stojan Zhuplaninit dhe Radovan Karazhiqit si shumë të rëndësishëm për viktimat në Bosnje e Hercegovinë - ndërsa ka shfaqur brengën e tij për afatet që janë dhënë për mbylljen e Gjyqit në Hagë. Brammertz ka vlerësuar se, deri në vitin 2010, kur Tribunali pritet të përfundojë misionin e tij, nuk mund të kryhen të gjitha proceset që janë duke u trajtuar në këtë gjykatë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›