Rusi, arrestohen për tu liruar më pas, dy liderë opozitarë

Dy liderë të opozitës ruse janë arrestuar nga policia, pasi organizuan një protestë gjatë natës, afër Kremlinit.
Liderët opozitarë, Aleksej Navalni dhe Sergej Udalcov, kanë kaluar natën nën qiellin e hapur, së bashku me qindra protestues të tjerë anti-Putin, në pjesën qendrore të Moskës, rreth një kilometër nga Kremlini.
Të dy ata janë mbajtur në një stacion të afërt të policise dhe më pas janë liruar, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse mbi ta janë ngritur apo jo akuza.
Incidenti ndodhi pasi Vlladimir Putin bëri betimin për marrjen zyrtarisht të postit të presidentit të Rusisë, që është mandati i tij i tretë në këtë post.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dhjetëra mbështetës të opozitës, që demonstruan kundër Vlladimir Putin.