Ukrainë,Timoshenko refuzon trajtimin në spital

Liderja opozitare, Julia Timoshenko, që aktualisht gjendet në burg, ka refuzuar të transferohet nga qelia e burgut në spitalin lokalë, bëjnë të ditur zyrtarët e burgut.
Këto komente u bënë në kohën kur në Harkov, ka mbërritur specialisti mjekësor gjerman, Luc Harms, për ta mjekuar ish kryeministren 51 vjeçare, e cila është ankuar për disa probleme shëndetësore.
Sipas agjencisë Interfaks, zonja Timoshenko, nuk e ka refuzuar kujdesin spitalor, por ka preferuar të flasë me avokatët e saj para se të merrte një vendim.
Julia Timoshenko, e cila është dënuar me shtatë vite burg, që nga 20 prilli kishte bërë grevë urie, si rezultat i keqtrajtimeve në burg.
Mbështetësit e saj thonë se ajo është e pafajshme dhe këmbëngulin se ajo ishte viktimë e hakmarrjes nga kundërshtarët e saj politikë në Ukrainë.