Kom. i Integrimit, Bumçi fton PS-në në Kuvend
Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, nënkryetari Aldo Bumçi ka ftuar Partinë Socialiste të jetë pjesë e debateve në Parlament, aq më tepër në këtë moment të rëndësishëm për integrimin e vendit.
PS ka vendosur në forumet e saj më të larta se nuk do të shkojë në Parlament deri në plotësimin e 8 kushteve që fillojnë nga hapja e kutive të votimit e deri tek ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i PS-së, Edi Rama ndërkaq në të gjitha daljet e tij publike ka theksuar se bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e të gjitha kushteve.
Kushtet e PS-së
1. Krijimi i një komisioni ad-hoc PS-PD për hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit
2. Dhënia e të drejtës Partisë Socialiste për të kërkuar dhe për t'iu vënë në dispozicion të gjitha materialet zgjedhore, që ajo do të kërkojë për të hetuar
3. Rivlerësim dhe rinumërim votash në zonat zgjedhore Berat, Tiranë dhe Shkodër
4. Garantimi i një drejtësie të pavarur nga ndërhyrjet e qeverisë dhe të pushtetarëve
5. Garantimi i pavarësisë së medias në ushtrimin e misionit të saj informues, sidomos të TVSH-së dhe hallkave të tjera kontrolluese të saj siç është KKRT-ja
6. Zbardhja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi
7. Rikthimi në punë i të gjithë punonjësve me statusin e nëpunësit civil të pushuar për shkaqe politike
8. Hetim autoriteteve qe liruan te burgosurit gjatë fushatës elektorale nga burgjet.