E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nga KLD: Opozita në kuvend për reformën në drejtësi

Klasa politike shqiptare duhet të bashkëpunojë ngushtë për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi, si kushte për anëtarësimin në BE. Presidenti i Republikës Bamir Topi, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mbledhjen e sotme kërkoi që institucioni që ai drejton, të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë për të rritur efiçencën e autoritetin e sistemit gjyqësor.
Një tjetër çështje e kthyer në shqetësim për gjyqësorin dhe politikën, sipas Predientit Topi janë dhe rastet e ndëryrjes së personave që pretendojnë se kanë influencë tek njerëzit me pushtet. Presidenti ka bërë publike një rast të tillë po ka preferuar të ruajë anonimatin.
Topi "Dua të bëj një thirrje që i adresohet të gjithë punonjësve qoftë në sistemin e prokurorisë apo gjykata, që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influencat, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve, duke përdorur dhe emra individësh, që mund të jenë në pushtet. Mos operoni në mënyrë informale. Kjo thirrje vjen sot duke iu referuar në radhë të parë të gjithë atyre personave që mund të përdorin emrin e Presidentit apo të çdo personi tjetër. Keni përgjegjësi ligjore e institucionale të denonconi çdo ndërhyrje. Nuk mund të ketë barazi para ligjit nëse tentohet nga hallka intermidiale kërkojnë të deformohet vendimi i trupit gjykues, nëse ju nu i denonconi.”
Edhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka dhënë statistika të rritjes së kriminalitetit për një vit, por denoncoi dhe zvarritjen e shqyrtimeve gjyqësore nga ana e gjyqtarëve, duke çuar në lirimin e të dënuarve nga qelitë e burgut.
Kreshnik Spahiu nënkryetar i KLD-së
“Imazhi i gjyqësorit po cënohet dhe është në udhëkryq, gjyqtarët po shkatërrojnë punën e policisë dhe prokurorisë”
Funksimini i Gjykatës Administrative sipas kreut të shtetit, është një tjetër nevojë e dhënies së drejtësisë.
Topi “Janë çëshjte specifike mbi administrimin e bisneseve që drejtohen nga njerëz me pushtet, e që gjyqtarët vihen në presion për të dhënë vendimin.”
Në mbledhjen e KLD-së ministri i ri i Drejtësisë Bujar Nishani kërkoi konsolidim te bashkëpunimit në kontrollin e punës së gjyqtarëve.
Mbeldhja e KLD-se vazhdoi punimet me dyer të mbyllura ndërsa pritet të publikohet dhe një raport mbi inspektimin në disa gjykata në rrethe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›