E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom.Ekonomisë, OK privatizimit të Albpetrol

Godina e Albpetrol

TIRANE- Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot pa votat e opozitës projektligjin e ministrisë së Ekonomisë për privatizimin e shoqërisë publike të naftës Albpetrol sh.a. Patos. Gjatë diskutimeve opozita u shpreh kundër privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a, duke kërkuar që shoqëria të jepej me konçesion.

Më herët Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol, sh.a. Patos.

Nëpërmjet këtij procesi, qeveria synon të sigurojë investime private për zhvillimin e sektorit të naftës , të përmirësojë teknologjinë dhe sistemin e menaxhimit, standartet mjedisore në këtë sektor, si të dhe krijojë kushtet për liberalizimin e tregut të hidrokarbureve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›