E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom.Ekonomisë, debat i ashpër për TVSH e kartave

Pr/ligji i Ministrisë së Financave për përjashtimin nga TVSH të kartave të identitetit ka shkaktuar debate të ashpra në komisionin e ekonomisë. Opozita ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet draftit synon të rimbursojë kompaninë. 

TIRANE- Çmimi i kartave të identitetit ka shkaktuar debate të ashpra në komisionin parlamentar të ekonomisë. Ministria e Financave ka paraqitur për miratim një projektligj që përjashton kartat e identitetit nga TVSH-ja me argumentin që çmimi i tyre të mos rritet dhe qytetarët të paguajnë vetëm 1200 leke të reja. Por opozita ka kundërshtuar draftin dhe ka deklaruar se nëpërmjet tij qeveria kërkon të rimbursojë kompaninë koncensionare dhe jo të mbrojë xhepin e qytetarëve.
Debati opozitë-mazhorancë edhe pse ka zgjatur mbi një orë, nuk ka çuar në marrjen e një vendimi. Socialistët kanë kërkuar të dinë se sa është efekti financiar i përjashtimit të çmimit të kartave të identitetit nga TVSH-ja, shifër që përfaqësuesit e Ministrisë së Financës nuk e kanë dhënë. Mungesa e këtij informacioni si dhe përplasia mes deputetëve kanë bërë që palët ta zhvendosin debatin në senacë plenare kur projektligji të kaloj për miratim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›