Shtyhet votimi për zgjedhjen e nënkryetari të KLD
UPDATE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka mundur të zjedhë sot nënkryetarin. Pas një mbledhje disa prëshe, me një shkëputje disa minutëshe, KLD ka shtyrë për në datën 18 prill zgjedhjen e nënkryetarit.
Ka rinisur serish mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise, ku pritet te votohet emri i ri per nenkryetare te LD-se, pas doreheqjes se Kreshnik Spahiut nga ky post.
Presidenti ka hedhur ne diskutim emrin e gjyqtarit Ilir Mustafaj.
Për shkak të agjendës së tij, kreu i Shtetit Bamir Topi me heret shtyu per disa minuta mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për ta vazhduar atë rreth orës 12:15. Njoftohet se mbledhja u shtyr për shkak të një takimi që Presidenti Topi ka patur në këtë kohë.
Me heret, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë OK propozimit të Kuvendit të Shqipërisë, Elvis Cefa për anëtarë të KLD-së. Në mbledhjen e sotme është dhënë miratimi për Elvis Cefën, i cili u zgjodh nga mazhoranca me një votim të kontestueshëm në Parlament.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të vijoje mbledhjen me tej me zgjedhjen e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky vend mbeti bosh pas dorëheqjes se Kreshnik Spahiut, i cili mori zyrtarisht drejtimin e partise Aleanca KuqeZi.
Dy kandidaturat që Topi pritet të propozojë për postin e nënkryetarit të KLD-së janë zbuluar më herët nga shtypi;
Ilir Mustafaj, vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë. Eshtë anëtar i Gjykatës së Tiranës.
Dritan Hallunaj, gjykatës i Krimeve të Rënda.
Topi ka sqaruar se posti i numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë do ti jepet njërit prej anëtarëve që aktualisht ushtrojnë funksionin e anëtarit të KLD-së. Zgjedhja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës, dhe ditën e hënë do të mblidhet KLD-ja për tu njohur me anëtarin e ri të saj, të sapoemëruarin Elvis Çefa, pohoi kreu i shtetit dy ditë më parë.
PËRPLASJA
Votimi i anëtarit të KLD-së ka acaruar tonet dhe prishi klimën paqësore midis pozitës dhe opozitës. Kryeministri Berisha dhe kryetari i Grupit të PS-së, Ruçi, kanë debatuar ashpër për mënyrën e votimit të dy pretendetëve për postin e KLD-së. Të majtët kanë insistuar që votimi për dy emrat, Elvis Çefën dhe Ardian Vishën, të kryhej me kuti dhe me votë të fshehtë, por vendimi për të firmosur fletët para votimit për secilin deputet, ka prishur muajin e mjaltit midis PD-së dhe PS-së.