E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti amerikan: NATO ka synim vrasjen e Gadafit. LESHOHET URDHER ARRESTI PER DIKTATORIN LIBIAN

Samuel Loklir

(E PERDITESUAR)- Forcat e NATO-s po përpiqen të vrasin Kolonel Gadafin, tha një komandant amerikan në konfliktin libian. Admirali Samuel Loklir u tha politikanëve amerikanë se sulmet ajrore kishin qëllim vrasjen e liderit libian, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë thotë se nuk është ky qëllimi. Loklir është figura më e lartë që pranon një gjë të tillë, edhe pse mandati i OKB nuk e lejon këtë gjë. Ndërkohë dje u shënuan 100 ditë nga nisja e sulmeve ajrore mbi Libi. Rebelët thonë se janë pranë Tripolit. Në disa raportime në media thuhet se kryeqyteti mund të bjerë shpejt nëse rebelët hyjnë brenda. Po ashtu ka shumë skeptikë që thonë se Gadafi nuk po mposhtet, edhe pse u bënë më shumë se tre muaj. Kostoja e kësaj fushate është rritur ndjeshëm, kurse SHBA ka bërë thirrje për ndihmë financiare për sulmet.

Nderkohe, Gjykata Nderkombetare Kriminale ka leshuar nje urdher arresti per Gadafin, duke e akuzuar ate per krime lufte ndaj civileve. Gjykata me qender ne Hage thote se ka arsye per te besuar se ai ka urdheruar vrasjen e civileve. Urdhra arresti jane leshuar edhe per djalin e tij dhe per shefin e sherbimit sekret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›