Kuvendi të premten seancë dëgjimore me Doshin, Balla e Bare të shtunën
25/01/2012 Debate mes PD dhe PS për kërkesën e Prokurorisë për 3 mandatet e PS
Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetëve socialistë Tomë Doshi, Besnik Baraj dhe Taulant Balla, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet vendosi të nisë të premten shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë. Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit u shpreh se institucioni që drejton ka qenë në pritje që nga Prokuroria e Përgjithshme të vinte një kërkesë për një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe të pavarur, për planifikimin, organizimin dhe realizimin e sulmit të egër ndaj Kryeministrisë. “Pas një viti, dje pasdite ka ardhur në zyrat e Kuvendit kërkesa e Prokurorisë, ku kërkohet dhënia e autorizimit për procedim penal ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj se edhe në këtë rast, që është shumë më i veçante se rastet e tjera, Kuvendi do t’i japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim e gjithanshëm të asaj dite të zezë”, - deklaroi Topalli. Në fund të mbledhjes u vendos që të premten në orën 10:00 në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve të paraqitet Tomë Doshi. Ndërsa të shtunën dhe të hënën do zhvillohen seanca dëgjimore me deputetët Taulant Balla dhe Besnik Bare.
Mbledhja e djeshme
Mbledhja, e cila zgjati rreth 30 minuta, u karakterizua me debate, ku nuk munguan akuzat e ndërsjella mes kreut të grupit parlamentar socialist Ruçi dhe Kryetares së Kuvendit. Nga ana e tij deputeti socialist Gramoz Ruçi, njëherësh anëtar i Këshillit të Imuniteteve, i kërkoi Komisionit më shumë kohë për njohjen e dosjeve të sjella nga Prokuroria për shkak të volumit të madh të materialit që organi i akuzës u ka vënë në dispozicion deputetëve. Por kjo kërkesë e Ruçit u konsiderua nga Topalli si justifikim për zvarritjen e procedurës për nisjen e hetimit të plotë të 21 janarit të vitit të kaluar. “Deputetëve do t’u jepen dosjet sot menjëherë. Deputetët të mos përdorin justifikime që të shtyjnë hetimet. Dosja hetohet për një orë, por ia vlen edhe të rrimë pa gjumë për t’i lexuar, sepse kemi një vit që presim. Ju keni traumatizuar Tiranën e tani kërkoni të vononi të vërtetën. Për 5 orë rresht keni sulmuar Kryeministrinë. Në fakt, sipas meje, krahas 3 deputetëve këtu duhet të vinte edhe ndonjë emër tjetër”, - tha Topalli. Kaq ka mjaftuar që diskutimi i djeshëm të degjeneronte në akuza të ndërsjella mes Ruçit dhe Topallit. “Jemi gati të dorëzojmë mandatin për 21 janarin. Njoftoni seancën dhe duhet t’u lini kohë deputetëve të njihen me dosjen”, - tha Ruçi. Duke iu përgjigjur insistimit të kryeparlamentares për të proceduar me shqyrtimin e kërkesës pa u njohur deputetët me dosjen, Ruçi iu përgjigj: “Ke vrarë për të qëndruar në pushtet. Unë e di ku e ke hallin ti: ke mizën nën kësulë. Ti e ke problem se fsheh komandantin tënd, kryetarin tënd, kurse ne nuk kemi asnjë problem.” Ndërsa kryeparlamentarja iu kundër përgjigj Ruçit: “Mbaje veten, Gramoz. Secili do të përgjigjet. Drejtësi do të bëhet, shumë e rëndësishme, drejtësia do të bëhet. Në qoftë se ju e keni me merak të shtyni këtë proces, unë nuk jam për të shtyrë procesin, jam për të respektuar rregulloren. Meqë ju gjumin e doni gjumë dhe s’keni kohë të lexoni këtë, ju jap kohë”, - tha Topalli, që e deklaroi të mbyllur mbledhjen e djeshme.
Ruçi: Berisha e Basha janë përgjegjësit për 4 vrasjet e 21 janarit
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve kreu i grupit parlamentar socialist akuzoi Kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si përgjegjësit kryesorë për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janari të vitit të kaluar. “Nga 21 janari PS-ja ka qenë shumë e qartë në këtë çështje. Atë që ju artikuluat që të ketë hetim të drejtë, të paanshëm, ka qenë një hetim që PS-ja e ka kërkuar prej një viti rresht. Meqë këtu kemi të bëjmë me politikanë, ne nuk kemi asnjë vërejtje për kërkesën e bërë, pasi jemi të qartë se veprimtaria e tyre apo jonë ka qenë në përmbushje të ligjeve të shtetit shqiptar dhe tërësisht e drejtë e demokratike, që e lejon Kushtetuta. Meqë jemi këtu dhe kërkesa e Prokurorisë është që hetimi të prekë politikën, atëherë radha të nisë nga ata që dhanë urdhër për vrasjet. Ata kanë emra të përveçëm, ata janë Berisha e Basha”, - deklaroi Gramoz Ruçi.
Topalli: Tre deputetët socialistë janë lajmëruar nga Kuvendi
Kryetarja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pretendimeve se tre deputetët që kërkohen për procedim penal nuk janë njohur me këtë kërkesë të Prokurorisë, theksoi se tre deputetët socialistë janë lajmëruar për kërkesën që i ka ardhur Kuvendit. “Pas një viti, dje pasdite ka ardhur në zyrat e Kuvendit kërkesa e Prokurorisë, ku kërkohet dhënia e autorizimit për procedim penal ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj se edhe në këtë rast, që është shumë më i veçante se rastet e tjera, Kuvendi do t’i japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim e gjithanshëm të asaj dite të zezë. Kjo mbledhje e Këshillit të Rregullores është thirrur për t’u bërë të njohur anëtarëve të këtij Këshilli dosjet të sjellë pas një viti nga Prokuroria e Përgjithshme për tre deputetët e Partisë Socialiste, në të njëjtën kohë edhe deputetët janë lajmëruar për një gjë të tillë. Do të zbatohet pikë për pikë Rregullorja, siç parashikohet në të gjitha pikat e saj të nenit 118 të saj”, - tha Topalli.
Gent Strazimiri
Deputeti i PD-së iu drejtua përfaqësuesve të PS-së duke i akuzuar: “Ju nuk i nxorët për të protestuar shqiptarët si çdo vend demokratik, por i nxorët për të rrëzuar qeverinë me çdo mjet. Ky është reagim i vonuar. Në qoftë se me volumin që ka materiali kërkoni të na bindni ne dhe opinionin publik, unë personalisht nuk ju besoj. Kërkesa ka ardhur siç e keni dashur, siç e keni porositur dhe nuk ka ardhur, në fakt duhej t’ju vinte. E dinë shqiptarët, na kanë parë edhe më ’91-shin, më ‘92-shin, më ’97-n dhe më 2011-n. Në qofte se dalim te koha, kjo varet se sa e ka secili prej jush normën e leximit për faqe.”
Marko Bello
Deputeti i PS-së në mbledhjen e djeshme theksoi se duhet më shumë kohë, se kështu e ka dhe Rregullorja në nenet përkatëse të saj. “Ajo që kërkoni ju që të bëhet nesër, nuk bëhet dot, se nuk të lë Rregullorja. Sipas Rregullores, deputetët kanë të drejtë të paraqesin në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet rreth çështjes. Rregullorja në përfundim të shqyrtimit parashikon që Këshilli brenda 4 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit”, - tha Bello.
Rregullorja
Sipas rregullores parlamentare (neni 118) kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga prokurori i përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin. Ky i fundit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Në përfundim të shqyrtimit Këshilli brenda 4 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
Akuzat mes Topallit e Ruçit
Ruçi - Nga 21 janari PS-ja ka qenë shumë e qartë në këtë çështje. Atë që ju artikuluat që të ketë hetim të drejtë, të paanshëm, ka qenë një hetim që PS-ja e ka kërkuar prej një viti rresht. Meqë këtu kemi të bëjmë me politikanë, ne nuk kemi asnjë vërejtje për kërkesën e bërë, pasi jemi të qartë se veprimtaria e tyre apo jonë ka qenë në përmbushje të ligjeve të shtetit shqiptar dhe tërësisht e drejtë e demokratike, që e lejon Kushtetuta.
Topalli - Je në kundërshtim me rendin e ditës
Ruçi - E di unë rendin e ditës. Jemi gati të dorëzojmë mandatin për 21 janarin, por mazhoranca ta bëjë aty ku duhet. Njoftoni seancën, u lini kohë deputetëve të njihen me dosjen.
Topalli - 1 orë duhet për ta lexuar dhe po ndenjët tërë natën, ia vlen, sepse kemi 1 vit që presim hetim të gjithanshëm.
Ruçi - Unë po numëroj se janë 262 faqe. Sot po dëgjoj që ato lexohen për 1 orë. Deputetëve nuk u keni dhënë asnjë fletë.
Topalli - Nesër një deputet vjen e flet këtu.
Ruçi - Ke vrarë për të ndenjur në pushtet. Unë e di ku e ke hallin ti: ke mizën nën kësulë. Ti e ke problem se fsheh komandantin tënd, kryetarin tënd, kurse ne nuk kemi asnjë problem.
Topalli - Të rrini pa gjumë, se keni lënë Tiranën pa gjumë një vit më parë, trembët një qytet.
Ruçi - Në çdo vend të botës bëhen demonstrata, ku ka dhe dhunë. Ju keni vrarë njerëz dhe keni zhdukur provat e vrasjeve dhe ju duhet të përgjigjeni. Edhe unë e kam provuar, 25 vjet në Shkodër, por nuk jam struc të fshihem.
Topalli - Mbaje veten, Gramoz. Secili do përgjigjet. Drejtësi do bëhet, shumë e rëndësishme drejtësia, do bëhet. Në qoftë së ju e keni me merak të shtyni këtë proces, unë nuk jam për të shtyrë procesin, jam për të respektuar rregulloren. Meqë ju gjumin e doni gjumë dhe s’keni kohë të lexoni këtë, ju jap kohë.
Hetimi për 21 janarin
Sekui: Të jetë gjithëpërfshirës dhe i pandikuar nga politika
Demonstrata e dhunshme e 21 janarit të një viti më parë duhet të hetohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe e pavarur politikisht nga ana e Prokurorisë. Ky është apeli i bërë dje nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui. Në një prononcim dhënë dje për mediet, ambasadori Sekui deklaroi se BE-ja, po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe mbështet plotësisht Prokurorinë e Përgjithshme në hetimin e 21 janarit. “Në përgjithësi nuk bëjmë komente për hetimet. Kemi ndjekur me vëmendje konferencën e kryeprokurores, ambasadorit e SHBA-të, zëdhënëses së kryeministrit dhe deklaratën e opozitë për ngjarjen e 21 janarit. Po ndjekim nga afër zhvillimin e ngjarjeve. Përpara disa ditësh së bashku me OSBE-në dhe SHBA-të, BE-ja ka nxjerrë një deklarate të përbashkët, ku theksohej nevoja për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit. Është e rëndësishme që ky proces të jetë i pavarur, gjithëpërfshirës dhe pa ndërhyrje politike”, - deklaroi Sekui. Ambasadori i BE-së shprehu besim se gjyqësori në Shqipëri do ta bëjë punën e vet, në mënyrë që të vendoset drejtësia. “Shqiptarët presin që të vendoset drejtësi”, - tha Sekui në përfundim të mbledhjes së komitetit drejtues të palëve të interesit të projektit prej 2.3 milionë eurosh të financuara nga Bashkimi Evropian “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri - EURALIUS”. Gjatë takimit ambasadori Sekui theksoi: “Reforma në drejtësi është një prioritet kyç për aspiratat integruese të vendit dhe për këtë arsye një fushë së cilës Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të madhe. Është e rëndësishme të shihet përparim tërësor dhe bindës në këtë prioritet kyç që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian dhe të tregojë se vendi ka institucione që janë në gjendje të ushtrojnë qeverisje demokratike dhe të mund të mbrojnë të drejtat themelore.”