E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i KFOR-it gjerman viziton Bashkësinë Islame në Prizren

Prizren, 13 gusht - Komandanti i MNBG Jug, gjeneral brigade Stephan Thomas, ishte të enjten mysafir i Lutfi Ballëkut, kryetarit të Bashkësisë Islame në Prizren, dhe i Ali Efendi Vezajt, kryeimam i Prizrenit. Lutfi Ballëku dhe Ali Efendi Vezaj shprehen gjatë këtij takimi fjalë miradije për bashkëpunimin e mirë dhe të gjatë me vite në mes të Bashkësisë Islame në Prizren dhe KFOR-it gjerman të vendosur në Prizren. Pas një përshkrimi të strukturave bazë të Bashkësisë Islame në Prizren nga Lutfi Ballëku mysafirit të tij, gjeneralit Stephan Thomas, u zhvillua një bisedë e gjallë nga të tre bashkëbiseduesit me përfundimin që, larmia e gjuhëve brenda Bashkësisë Islame në Prizren thekson edhe rëndësinë e trashëgimisë shumëfetare gjegjësisht shumetnike të qytetit të Prizrenit për zhvillimet e mëtutjeshme drejt së ardhmes. Mendime për rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt Europës rrumbullaksuan këtë takim të ngrohtë dhe miqësor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›