Shpallet gjendje emergjente për pyjet e Deçanit

Deçan, 13 gusht – Komuna e Deçanit me në krye kryetarin Rasim Selmanaj nuk ka treguar aftësi në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve, edhe pse për një kohë të gjatë është kërkuar që Ministria përkatëse t’i dorëzojë kompetencat mbi këtë pasuri kombëtare. Të premten, në një konferencë për media, kryetari Selmanaj ka bërë publik vendimin e tij për shpalljen e gjendjes emergjente në pyjet e komunës së
Deçanit, me qëllim të shtimit të sigurisë për ruajtjen dhe mbrojtën e këtij resursi kombëtare nga shkatërrimi i pamëshirshëm, duke rrezikuar kështu zhbërjen e tyre dhe njëkohësisht edhe katastrofën ekologjike.
“Jemi detyruar të ndërmarrim një vendim të tillë, ngase ky është një veprim i domosdoshëm, sepse duam të shpëtojmë atë që ka mbetur në pyjet tona dhe të vëmë rregull e ligj në shfrytëzimin dhe kultivimin e tyre”, ka konfirmuar Selmanaj, duke bërë të ditur ngritjen e dikastereve për veprim emergjent, sikurse edhe masat që do të ndërmerren konform kësaj gjendje.
Ai të premten ka kërkuar nga Agjencia e Pyjeve që rojtarët t’i dorëzojnë edhe çekanët për vulosjen e drunjve të prerë. Të premten është ngritur edhe një komision mbikëqyrës, i cili përbëhet nga zyrtarë të Komunës, Policisë, KFOR-it, APK-së, dy gjykatave komunale, Prokurorisë dhe faktorëve tjerë mbështetës për veprim dhe masa të duhura ndaj të gjithë atyre që zihen me “letra” ose pa to në pyjet e kësaj komune, qofshin ato prona private ose publike. “Ky komision ka marrë mbi vete të gjitha autorizimet vepruese për ndërprerjen e prerjeve dhe transportin e masës drusore, e cila, nëse zihet do të sekuestrohet bashkë me mjetet prerëse dhe transportuese, ndërkohë që të gjithë atë që nuk
përfillin këtë vendim do të arrestohen nga policia dhe për veprat e tyre me procedurë të shkurtë do të ndëshkohen nga gjykatat përkatëse”, ka thënë Selmanaj.
Pos masave që do të merren në pajtim me vendimin e shpalljes së gjendjes emergjente,në këtë takim për media, i pari i komunës së Deçanit ka bërë të ditur se do të veprojnë edhe 6 komisione profesionale, të cilat në terren do të bëjnë regjistrimin e gjendjes së pyjeve tashmë të shkatërruara nga prerësit ilegalë dhe faktorë të tjerë, si dhe do të hartojnë raportin për masat përkatëse.
Selmanaj ka saktësuar se në laurat në Grykën e Deçanit dhe të Lloqanit, pos rojeve, masat e sigurisë janë përforcuar edhe nga policia, e cila do të mbështetet edhe nga KFOR-i, ndërkohë që kontrolle të tilla do të bëhen edhe në terren, në sharra etj. Duke komentuar vendimin e tij, por edhe përkrahjen nga të gjithë, Selmanaj është shprehur optimist se bashkërisht do të arrihet qëllimi dhe njëherë e përgjithmonë në pyjet e Deçanit do të vendoset rendi e ligji.
Xhabir Morina, zëvendësministër i MBPZHR-së, gjatë qëndrimit në Deçan ka thënë se “çdo masë, vendim, aksion apo veprim që shkon në favor të ndaljes së shkatërrimit të pyjeve do të këtë përkrahjen e ministrisë sonë”, sepse kjo, sipas tij, shkon në të mirën e vendit. Ai gjithashtu ka konfirmuar gatishmërinë për ndihmë, duke vlerësuar se “kjo gatishmëri dhe ky përkushtim meriton përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës”.