Komandanti i NATO-s sot në Kosovë
Gjenerali amerikan
Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Ficxherald, sot do të vizitojë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in. Ficxherald, bashkë me komandantin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, do të vizitojnë lokalitetin Harilaç, ku efektivat e FSK zhvillojnë një operacion humanitar deminimi. FSK-ja është duke punuar me sukses në pastrimin e fushave të minuara, duke zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun për popullatën nga plagosjet apo vrasjet nga mjetet e pashpërthyera.
#