E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia nuk mund t'i shkruajë e-mail Obamës

Mediat e Beogradit

Serbia është një nga vendet e rralla në botë nga ku nuk mund t’i dërgohet e-mail zyrës së Presidentit të SHBA-së, Barak Obamës. Në fakt, në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, në pjesën e parashikuar për dërgimin e letrave elektronike Obamës dhe bashkëpunëtorëve të tij, Serbia nuk është në listën e vendeve nga ku mund të bëhet kjo, shkruan gazeta e Beogradit, “Press”. Procedura për dërgimin e mesazhit Presidentit të SHBA-së është në formën ku kërkohen të dhënat personale, por gjendet edhe rubrika e vendit nga ku dërgohen e-mail-et, shpjegon “Press”. Megjithatë, Serbia nuk gjendet në listën e shteteve, e as nuk mund të shkruhet emri i vendit. “Që ironia të jetë më e madhe, në listë gjenden edhe shtetet më të vogla të botës, për të cilat publiku dëgjon vetëm gjatë hapjes së lojërave olimpike, siç janë Suazilandi, Belize...”, shkruan e zhgënjyer “Press”, duke shtuar se Obamës mund t’i shkruajnë pa problem kroatët dhe sllovenët. Serbia, Mali i Zi dhe BeH nuk mund ta bëjnë këtë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›