E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandati i KFOR, Buhler: Në veri s’ka krizë humanitare, situata duket normale

05-08-2011 / Gazeta 55

Kosovë, Ministria e Financave raporton rezultatet e para të luftës kundër kontrabandës në veri

Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler u shpreh optimist se shumë shpejt do të mund të sigurojë mirëkuptimin e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të normalizuar situatën në pjesën veriore të vendit. Duke folur në një dalje për mediat, ai tha se nuk mund të jep detaje të asaj që po e quan mirëkuptim të të dyja palëve për faktin se siç tha bisedimet janë në proces e sipër. KFOR i respekton vendimet e qeverive, por nuk është këtu për të vënë embargo. Megjithatë ai tha se për shkak të situatës së sigurisë porta 1 dhe 31 do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullimin e mallrave komerciale. Po ashtu ai nënvizoi se sipas pikëpamjeve të tij në veri nuk ka kurrfarë krize humanitare.

Kosovë, Ministria e Financave raporton rezultatet e para të luftës kundër kontrabandës në veri

Hamza: Kontrabanda është zvogëluar, reciprociteti rezultoi i suksesshëm

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza tha sot se kontrabanda në veri të Kosovës është zvogëluar, madje është ndërprerë fare, si rezultat i reciprocitetit ndaj Serbisë.
Kjo sipas tij, pritet të ketë efekt pozitiv për prodhuesit vendorë, respektivisht për ndërmarrjet që janë të interesuara për konkurrencë të drejtë, dhe do të ndikojë edhe në ngritjen e të hyrave për buxhetin e Kosovës. Komentet ai i bëri pas një takimi me afaristë në Odën Ekonomike të Kosovës. Masat reciproke në marrëdhëniet tregtare me Serbinë kanë filluar të prodhojnë efekte pozitive të shumanshme për Kosovën. Kontrabanda e zhvilluar në veri të vendit, që konsiderohet se ka shkaktuar humbje të mëdha për buxhetin, e njëkohësisht ka ndikuar në çrregullimin e tregut vendor, tani është reduktuar, tha Hamza. “Kontrabanda sigurisht që është zvogëluar, është ndërprerë. Kjo sigurisht do të ketë efekt pozitive për prodhuesit vendorë, do të ketë efekt pozitiv për të gjitha ndërmarrjet të cilat janë të interesuara për konkurrencë të drejtë, dhe sigurisht që kjo do të reflektojë edhe në ngritjen e të hyrave për buxhetin e Kosovës”- u shpreh ai.
Ndonëse nuk dihen të dhënat e sakta rreth kontrabandës në veri, ato vlerësohen në dhjetëra miliona euro, që tani pritet të arkëtohen në buxhetin e shtetit theksoi Hamza. “Krejt ato që është llogaritë se kanë mund të humbin, tash do ët kthehen në buxhetin e Kosovës, është llogaritë se brenda vitit realisht humbjet nga kontrabanda në veri kanë qenë prej 30 deri në 40 milionë euro”.
Ministri i financave paralajmëroi disa ndryshime të politikave fiskale, me qëllim të krijimit të kushteve më të favorshme për bizneset. Kjo është mirëpritur edhe nga kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.
“Është një shpresë e re se krahas masave reciproke që tashmë kanë filluar të zbatohen më Serbinë, autoritetet kompetente duhet të krijojnë politika zhvillimore që janë të orientuara në funksion të zhvillimit të sektorit privat dhe atij prodhues”, tha ai.
Ndryshimet fiskale pritet të përfshijnë lirimin nga taksa doganore për lëndë të para dhe ambalazhe, bizneset e reja do të lirohen nga tatimi në fitim në vitet e para të afarizmit, varësisht nga niveli i investimeve dhe punësimi, pritet përshkallëzimi i TVSH-së dhe disa masa tjera. Qeveria është në proces të amandamentimit të disa ligjeve, dhe pritet që gjatë vitit të ardhshëm të kompletohet legjislacioni që mundëson zbatimin e këtyre masave lehtësuese për bizneset.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›