E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse shkurtimet e shpenzimeve të Pentagonit duhen pranuar

05-08-2011 / Nga Fareed Zakaria, (Uashington Post)

Aspekti i “frikshëm” i marrëveshjes së borxhit, kishte si synim t’i jepte një shtysë Uashingtonit dhe ta “sillte atë në vete”, duke “kërcënuar” me reduktime të shpenzimeve të Mbrojtjes. Nëse “Komisioni suprem” i kongresit nuk bie dakord me shkurtimet në buxhet të një shume prej 1.5 trilion dollarësh $, atëherë  “gijotina” le të bjerë mbi shpenzime në fusha të tjera dhe gjysma e atyre reduktimeve do të vijë nga shpenzimet e sigurisë kombëtare.
Pavarësisht llogarive të shumta të bëra nga Uashingtoni, ka akoma shumë
paqartësi në thelb dhe në kushte, si për shembull, çfarë domethënë reduktime në “siguri kombëtare”), shumica e ekspertëve vlerësojnë se buxheti i mbrojtjes do të humbasë 600 -  700 billion $ gjatë 10 viteve të ardhshme. Nëse është kështu, lëreni “gijotinën” të bëjë punën e saj. Ajo që do të jetë shumë e nevojshme është përshtatja e një kompleksi ushtarako-industrial, që së shpejti parashikohet të dalë “jashtë kontrollit”.
Së fillim, le të shpalosim pak histori. Buxheti i Pentagonit është rritur gjatë këtyre 13 vjetëve, një mbijetesë e zhvillim shumë  i rrallë. Midis 2001-it dhe 2009-s, shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen pësoi një rritje nga 412-699 bilionë $, një rritje prej 70 për qind, e cila është një nga rritjet dhe arritjet e mëdha , nëse e krahasojmë me çdo periudhë që nga Lufta e Koresë.
Duke përfshirë këtu edhe shpenzimet plotësuese në Irak dhe Afganistan, ne kemi shpenzuar 250 bilionë $ më shumë se mesatarja e shpenzimeve amerikane të mbrojtjes gjatë Luftës së Ftohtë; në një kohë kur Bashkimi Sovjetik, Kina dhe ushtritë evropiane Lindore, ishin “rreshtuar” kundër Shteteve të Bashkuara dhe  aleatëve të saj.
Gjatë dekadës së fundit, kur ne nuk kishim akoma kundërshtarë (“seriozë” ose të “rrezikshëm)” kombëtarë, shpenzimet e mbrojtjes te SHBA-ve kishin arritur (rreth një të tretën e shpenzimeve të mbrojtjes në të gjithë botën) pra rreth 50 për qind. Me fjalë të tjera, kemi shpenzuar më shumë në mbrojtje se të gjitha vendet e tjera të planetit të vëna së bashku.
Nuk është ndonjë surprizë e madhe, që mbrojtja të reduktojë ndjeshëm shpenzimet, kur përfundon disa veprime ose fushata ushtarake. Pas Luftës së Koresë, Presidenti Dwight Eisenhower reduktoi në 27 përqind shpenzimet e mbrojtjes kurse Richard Nixon i reduktoi në 26 qind pas luftës në Vietnam.
Duke pasur parasysh rritjen e shpenzimeve që u bë nën drejtimin e George W. Bush dhe të presidenteve të tjerë në fuqi, shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten mbi nivelet normale, pa u ndjerë ndonjë ndryshim radikal, pavarësisht reduktimeve nga Presidenti Obama. Plani i komisionit dhe Bowles-Simpson propozoi 750 bilionë $ reduktime në buxhetin e mbrojtjes gjatë  10 viteve të ardhshëm. Lawrence KORB, i cili ka punuar në Pentagon për Ronald Reagan, beson se një reduktim prej 1 trilionë $ për 10-12 vjet është e mundshme, pa kompromentuar sigurinë kombëtare. Konservatorët seriozë duhet të shqyrtojnë me kujdes buxhetin e mbrojtjes, i cili përmban tonelata dëshmish të pavlera e të ekzagjeruara, të cilat flasin për mashtrime e abuzim mbi pushtetin; por ata se kuptojnë se thjesht nuk ka para mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet diskrecionale. Shumica e shpenzimeve të qeverisë federale është një  burim i  transferimit të pagesave dhe shpenzimeve nga taksat, të cilat në fund të fundit janë meritat e tyre; një punë efikase të “kalimit të parave” për përfituesit e tyre. Përjashtim bën mbrojtja, një sistem tepër i  “rëndë” në lidhje me strehimin, subvencioneve, kosto-plus të prokurimit, pensione të parakohshme dhe të sigurimeve shëndetësore. Në të vërtetë ekzistojnë kaq shumë  mbivendosje, shkelje, bllokime, pa përputhje, humbje në shërbimet ushtarake, saqë askush nuk e merr më mundimin për ta parandaluar këtë fenomen. Themelimi i mbrojtjes së SHBA-ve, është ekonomia më e madhe “socialiste” sot në botë. Reduktimet e Buxhetit të mbrojtjes do të rezultojë në një balancim të “shëndetshëm” të politikës së strategjive të jashtme amerikane.
Që nga Lufta e Ftohtë, Kongresi ka tentuar “të ushqejë mirë” Pentagonin, kur në të  njëjtën kohë agjencitë e politikës së jashtme po “ngordhnin”. Siç edhe vuri në dukje ish-sekretari i mbrojtjes Robert Gates, ka më shumë anëtarë të grupeve ushtarake që marshojnë nipër banda sesa të gjithë ata që përbëjnë shërbimin e jashtëm amerikan. Çdokush që ka mbikëqyrur me kujdes strategjitë e politikat e huaja amerikane në terren, me siguri që ka vënë re këtë mungesë ekuilibri. Zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit kërkojnë të negociojnë çështje vitale me një “ekuipazh”, i cili pa ndihma e lekë, ka udhëtuar për 14 orë rresh. Kur në të njëjtën kohë, homologët e tyre ushtarakë lëvizin në një flotë avionësh, me dhjetëra ndihmës dhe para.
I ndjeri Richard Holbrooke do të kishte qeshur shumë, kur media ta përshkruante atë si "homologun civil" kundrejt ose në krahasim me gjeneralin David Petraeus, që në atë kohë ishte në funksionin e kreut të Komandës Qendrore të SHBA-ve. “Ai ka më shumë aeroplanë sesa kam unë celularë", do të thoshte Holbrooke (Dhe ai kishte shumë celularë).
Rezultati është një ndryshim ose një deformim i përkohshëm në politikën e jashtme amerikane, por që është gati të konceptojë problemet e aspektit ushtarak dhe të paraqesë një zgjidhje të gatshme ushtarake. Duke përshkruar saktësisht këtë fenomen; Eisenhower u shpreh se “një njeriu me çekiç në dorë, gozhda s’i duket problem”. Në fjalimin e cituar shpesh nga ai, Eisenhower kërkoi një ekuilibër midis shpenzimeve ushtarake dhe jo ushtarake. Për fat të keq, ky ekuilibër është çekuilibruar shumë dekada më parë, që nga fjalimi i tij.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›