E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Finiq, KQZ shpall fitues kandidatin e Partisë MEGA, Ziso Lluci

05-08-2011 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fitues të zgjedhjeve në komunën Finiq të Delvinës kandidatin e partisë greke MEGA, Ziso Lluçi. Në mbledhjen e sotme KQZ-ja mori në shqyrtim kërkesën e MEGA-s, për vlerësimin e fletëve të kontestuara dhe pas numërimit kandidati i kësaj partie rezultoi me më shumë vota se kandidati i PBDNJ-së, Sokrat Spiro. Kështu pas numërimit të dy qendrave të votimit, atë numër 4631 dhe 4626 kandidati i MEGA-s Ziso Lluçi u shpall fitues i zgjedhjeve vendore në komunën Finiq të Delvinës. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e partisë PBDNJ për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet e pjesshme vendore në komunën Finiq të Delvinës. KQZ-ja ka votuar me 4 vota pro rrëzimit të kërkesës së PBDNJ-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve të 31 korrikut ku kandidati i saj Sokrat Spiro fitoi vetë me një votë ndaj kandidatit të MEGA-s, Ziso Lluçi. Në fjalën e tij kryetari i KQZ-së Arben Ristani e cilësoi si të pabazuar në ligj kërkesën e PBDNJ-it për pavlefshmëri duke kërkuar që ajo të hidhet poshtë edhe nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Kërkesa është e pabazuar në prova, në ligj dhe për më tepër që shkeljeve të ligjit nuk mund ti jap kënaqësinë që t’i quajë të pavlefshme këto zgjedhje”- theksoi Ristani.
Gjithashtu Ristani akuzoi sërish opozitës se ka kërkuar në vijimësi të zvarrisë procesin zgjedhor. “Është një synim për të zvarritur procesin zgjedhor. Synim i provuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore duke synuar dështimin e emërimit të komisionerëve të nivelit të dytë. Më pas u synua të vendosej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në pamundësi për zhvillimin e procesit zgjedhor”- theksoi më tej Ristani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›