EULEX:Te hapen gjykatat ne veri, Prishtina heziton
PRISHTINE- Misioni evropian për sundimin e ligjit propozon rikthimin e gjykatësve në Gjykatat në veri të Kosovës.
Propozimi i misionit të EULEX-it për kthimin e gjithsej gjashtë gjykatësve, dy shqiptarë, dy serbë dhe dy ndërkombëtarë, erdhi pas arritjes së një pajtimi, pak javë më parë, të zotit Yves de Kermabon me zyrtarët serbë në Beograd për rifillimin e punës në Gjykatat në veri.
Zyrtarë të EULEX-it thonë se tani kanë hyrë në biseda me autoritetet në Prishtinë për të arritur një marrëveshje për propozimin për rifillimin e punës në Gjykatat në veri, megjithëse, sic shkruan BBC zyrtarët kosovarë kanë shfaqur hezitime.
Autoritetet në Prishtinë e pranojnë se janë në dijeni të propozimeve të EULEX-it për kthim të gjashtë gjykatësve në veri, por thonë se kriter bazë për fillimin e punës në Gjykata është sistemi unik i drejtësisë dhe zbatimi i ligjeve të Kosovës në gjithë territorin e saj.
Gjykatat në veri u mbyllën dy vjet më parë, pasi një numër protestuesish serbë, në kundërshtim të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e morën atë nën kontroll. Ato u liruan vetëm pas ndërhyrjes së autoriteteve ndërkombëtare, që çoi në vdekjen e një pjesëtari të policisë së UNMIK-ut, pas përplasjes me protestuesit serbë.
Misioni i EULEX-it thotë se pret një përgjigje nga Prishtina zyrtare për propozimet e bëra dhe shpreson se brenda pak javësh Gjykatat në veri mund të rifillojnë punën e tyre.
(s.g/BalkanWeb)