E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandot shqiptare kthehen sot ne atdhe

Kontigjenti i trupave shqiptare qe perfundoi misionin ne Irak, do te kthehet sot ne atdhe.

Tre dite me pare ne Mosul u krye ceremonia e uljes se flamurit shqiptar, ku mori pjese edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.

Komandot ishin pjese e operacionit "Liria e Irakut" ne kuadrin e koalicionit te luftes kunder terrorizmit. 120 trupa ishin vendosur ne aeroportin e Mosulit, 95 ushtare ne Viktoria, Bagdad, ndersa tre ushtare ne shtabin multinacional.

Angazhimi i trupave shqiptare ne Irak nisi ne prill te vitit 2003 me dergimin e kontingjentit te pare paqeruajtes. Kontingjentet jane nderruar me sistem rotacioni cdo gjashte muaj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›