E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen radhet e emigranteve ne Kapshtice

Rikthehen radhet ne pikat e kalimit kufitar me Greqine. Kater km ka arritur vargu i makinave ne piken doganore te Kapshticës ne oret e para te mengjesit te sotem.

Mesohet se shkak per situaten e krijuar eshte bere pala greke, e cila punon vetem me nje sportel.

Ditet e fundit eshte rritur fluksi i emigranteve, qe kthehen ne atdhe si cdo vit per te kaluar festat e fundvitit. Me sa duket, as 2008-a nuk do t’u shpetoje problemeve qe ndodhin rendom cdo fund e fillim viti ne pikat e kalimit kufitar drejt tokes helene.

Pak dite me pare autoritetet lokale premtuan marrjen e masave per krijimin e lehtesirave per emigrantet qe kthehen ne Shqiperi dhe shmangien e radheve ne kufi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›