Topalli informon ambasadorin Uithers për fazën finale të miratimit të projektligjit të dosjeve

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje në mbrëmje një takim që zgjati 45 minuta me Ambasadori Amerikan në Tiranë Xhon L. Withers. Sipas burimeve jozyrtare, temë e diskutimeve ka qenë çështja e dosjeve, mënyrën se si do të procedohet më tej me projektligjin e rëndësishëm. Në vazhdën e takimeve që ka pasur me Presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha, pas sensibiliteteve të shprehura për projektligjin për hapjen e dosjeve në Shqipëri, ambasadori Withers dhe kryeparlamentarja Topalli patën një takim larg vëzhgimit të mediave. Takimi zhvillohet para seancës parlamentare të së hënës, ku mazhoranca ka shprehur vullnetin e palëkundur për të votuar ligjin për ish-spiunët. Më herët, ambasada amerikane e pat cilësuar shqetësuese situatën e krijuar dhe këtë qëndrim ua ka përcjellë krerëve më të lartë të shtetit, megjithatë Kuvendi ka vendosur që seancën plenare të ditës së hënë të miratojë me vullnet të përgjithshëm të mazhorancës ligjin e dosjeve.
...