E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombësia në Census, PDIU: Të pezullohet përpunimi i të dhënave

Tiranë- Procesi i përpunimit të të dhënave të Censusit për ‘Kombësinë’ të pezullohet. Kështu ka deklaruar sot Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) lidhur me rezultatet paraprake të Censusit të popullsisë dhe banesave.

PDIU i kërkon institucioneve përgjegjëse, INSTAT ne veçanti, të shpallin të pezulluar procesin e përpunimit të të dhënave të regjistrimit për të ashtuquajturën “kombësi”.- thuhet në deklaratën për shtyp të PDIU-së.

Persa i përket pakicave entokulturore në vend, PDIU deklaron se kombësia është element i identitetit civil të çdo qytetari, e përcaktuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Ky qendrim yni reflekton vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese per kombesine si element i identitetit civil te qytetarit. Ne kete kuptim, ky vendim i ushtron me se pari efektet e veta ne censusin si proces regjistrimi edhe te perkatesise etnike, apo te kombesise se qytetareve.- thuhet në deklaratën për shtyp të PDIU-së.

Sipas PDIU-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rendit Shqipërinë në rradhën e vendeve ku barazia e qytetarit para ligjit qendron në themel të tij.

Ky vendim nënkupton një standart të ri për t’u zbatuar qoftë në kuadrin ligjor apo rregullativ, qoftë në veprimtarinë e institucioneve të caktuara. Shqipëria nëpërmjet këtij vendimi rendit veten mes shteteve ku barazia e qytetarit para ligjit është në bazë të ligjshmërisë së tij.- thuhet më tej në deklaratë.

Po ashtu në deklaratën për shtyp thuhet se Kushtetuesja e ka dhënë vendimin e saj përsa i përket deklarimit të Kombësisë duke e cituar si mëposhtë:

“Të dhënat që sigurojnë informacion për analiza demografike, të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe social apo për qëllime të politikave shtetërore për të nxitur ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor të pakicave etnike, mund të merren nëpërmjet procedurave të tjera përkatëse, në përputhje me garancitë ligjore që parandalojnë shpërdorimin e të dhënave të mbledhura, si dhe përcaktojnë saktësisht rregullat e veçanta të përpunimit..

Dorina Bilbili/IDEA

Sipas PDIU-së ky vendim duhet të shtyjë institucionet përgjegjëse të ndalojnë automatikisht përpunimin e atyre të dhënave të procesit të regjistrimit për atë që është quajtur deri para vendimit të Gjykatës Kushtetues.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Veprimtaria e Godos, PDIU: Vlera të arta, në historinë tonë moderne Tiranë- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur ngushëllimet për...
  2. Dule: Kombësia do të apelohet në Strazburg Korçë- Gjatë një takimi me simpatizantë të PBDNJ në Korçë,...
  3. Rezultatet e Census- it: Popullsia është zvogëluar me 7.7% Tiranë INSTAT ka publikuar sot rezultatet e përfundimit të...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›