Prioritet qytetarin, Basha: Bashkëpunim i ngushtë me këto minibashki
Tiranë- Bashkëpunim më të ngushtë do të ketë mes Bashkisë së Tiranës dhe minibashkive të cilat kanë pritoritet qytetarin. Kështu ka deklaruar kreu i bashkisë më të madhe në vend, Lulzim Basha gjatë konsultimit të pr/buxhetit 2012 me banorët e njësisë nr.6 në kryeqytet.
I hapur për të bashkëpunuar me të gjithë kryetarët e Njësive Bashkiake që kanë prioritet të axhendës së tyre qytetarin. u shpreh Basha.
Ndër projektët që parashikohen për njësinë nr.6 në buxhetin e ri krahas infrastrukturës rrugore janë edhe ndërtimi i një shkolle të re 9-vjeçare dhe rindërtim i një kopshti.
Parashikohet rikostruksionin e rrugës Hamdi Cenojmeri, rikostruksionin e rrugës Llambi Ziçishti, me shtresa, kanalizimet, trotuarët dhe ndriçimin rrugor. Ndërtimin e kopshtit të ri nr 21 si dhe ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare të re me tri kate afër ish Kombinatit të Tekstilit, me kapacitet prej 900 nxënësish.”- u shpreh Basha, duke shtuar se zona e Kombinati-t, sipas Bashës, është një nga zonat kryesore që preket nga projektet strategjike si unaza apo linja e tramvajit.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Pr/buxheti 2012, Basha konsultime me banorët e njësisë 11 Tiranë- Projekt buxheti i Bashkisë së Tiranës është bërë pjesë...
- Buxheti, Basha: Parashikon 33 metra katrorë rrugë të reja Tiranë- Buxheti 2012 i bashkisë së më të madhe në...
- Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Rritje e investimeve, reduktim i shpenzimeve Tiranë- Buxheti 2012 i Bashkisë së Tiranës parashikon më shumë...