Informaliteti në tregje, Basha: Tolerancë zero
Politika- Informaliteti në tregjet e kryeqyteti nuk do të tolerohet, ndërkohë që do të pajisen me licensa të gjithë ato tregtarë që i kërkojnë ato. Këtë deklaratë e bëri sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë inspektimit për çmimet në tregjet me shumicë tek ish – Uzina Dinamo dhe tregu Avni Rustemi.
Informaliteti është një formë e dëmtimit të konkurrencës. Ne do i futemi punës për të liçencuar të gjithë tregtarët që e kërkojnë këtë liçencim, por natyrisht informaliteti nuk do të tolerohet.- tha Basha, duke shtuar se çmimet në tregje nuk kanë pesuar rritjen e turpshme tradicionale.
Ndër të tjera, Basha ka ritheksuar se kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë në tregjet dhe marketet e kryeqytetit, me qellim parandalimin e rritjes abuzive të tyre me rastin e festave.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Durrës- Rritja e çmimëve, aksion i tatimorëve në tregje Durrës- Ndërsa në kryeqytet Task-Forca e Bashkisë deklaroi se çmimet...
- Festat e fundvitit- Ushqimet, rriten çmimet në tregje Tiranë- Ashtu si çdo fundvit tjetër, edhe këtë herë afrimi...
- Çmimet në tregje, Panariti: Të stabilizuara Tiranë- Ditën e sotme ka rivazhduar aksioni i Task-Forcës së...