E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Do të rikandidoja për mandat të dytë, nëse do të votohesha nga populli

Intervista e gazetares Ilva Tares me Presidentin e Republikws Bamir Topi.


A besoni se Viti 96, ishte viti më mirë për të hyrë në politikë?” Ishte moment ku PD mendonte të integronte njerëz profesionistë, deputetët që ishin në 96-tën ishin cilësorë. Ishin njerëz luajalë në atë forcë politike,jo të fokusuar pas interesave personalë. Kam vlerësim për kolegët e mi pavarsisht situatave politike.”


Viti 2005 ndonëse i suksesshëm për ju, ju la kabinetit, pse? Kam pas disa oferta për të qenë pjesë e kabinetit por preferova të jem kryetar i grupit parlamentar në mazhorancë. Kam kujtimet më të mira në këtë drejtim. Asnjëherë s`kam kërkuar post dhe vetë posti i presidentit ka qenë një ofertë nga kryeministri Sali Berisha.

Zgjedhja e juaj si president ishte një marrëveshje Nano-Berisha?
Ishte zgjidhje jo në favor të Bamir Topit por një shmangie krize për vendin. Ky proçes ka qenë i rregullt.


Ku ishte pika e thyerjes Topi-Berisha-Topalli? Momenti I ndryshimeve kushtetuese 2008 është momenti ku filloi ftohja. Deputetët ju futën një lloj ndryshimesh në Kushtetutë pa konsultimin e Kreut të Shtetit, duke u atakuar me institucionin e Presidentit. Kam reaguar publikisht gjatë asaj kohe.

Ju vjen keq që partia Demokratike ju ka sulmuar kohët e fundit? Normal që ndjej keqardhje pasi reagime të tilla janë shfaqur në debate publike. Por ajo cfarë më shqetson më tepër është mungesa e theksuar e komunikimit dhe fjalorit të ashpër dhe fyes. Mungesa ime në festimet e PD ishte si arsye e rrethanave.


Si shpjegohen afrimet dhe largimet tuaja me Berishën dhe Ramën? Shpesh politika ka lojëra dhe mllefe. Politika është dinamike por duhet të ketë koherencë dhe arsye të ftohtë. Secili flet për pozicionin e tij,unë nuk kam fyer kundërshtarët. Debatet politike nuk janë për aktorët, publiku është në gjëndje të analizojë.

A mun të bënit më tepër për kontestimet e dy palë zgjedhjeve gjatë mandatit tuaj? Nuk kam përgjegjësi. Përgjegjës janë aktorët politikë, me ndryshimet që bënë me përfaqsuesit në Komisioni Zgjedhor. Nuk mund të ketë ekuivalencë me numër tek, ose ai përfaqsues duhëet të jetë përtej politikës. Vuajtën pasojat e asaj që krijuan vetë. Kolegji Zgjedhor organizëm i krijuar me ligj por ka mungesë besimi në drejtim të tyre.

Cfarë sistemi elektoral është më funksional? Nuk më lejohet në këtë pozicion të shprehem, ju takon partive parlamentare. Shpresoj ta ndërtojnë në kohë. Nuk ka pasur ndonjëherë ligj të keq por implementim të keq. Shresoj se politika do ta shohë me seriozitet kësaj radhe çështjen e zgjedhjeve

A ka pasur një ndërmjetsim indirekt tuajin me Berishën për një post MIinistri për 2013?
Unë jam i hapur, nuk ka pasur dicka të tillë. Këto janë muhabete kafesh, unë nuk frekuentoj diçka të tillë.


Roli juaj në ngjarjet e 21 janarit? Kam bërë thirrje publike për qetësim gjakrash në momentin e shpërthimit kur situata politike ishte shumë e tensionuar, ka pasur një koherencë të ngjarjeve. Drejtësia po merret me këtë çështje dhe uroj të vihet drejtësi.


A ka orvatje për pengimin e Prokurorisë lidhur me çështjen? Kjo është faktuar nga vetë ky institucion dhe ne duhet ta besojmë atë.

 Roli i ambasadorëve në 21 janar?Ngjarjet e 21 janarit dhe ditët pas shtruan nevojën e një reflektimi të thellë. Vlerësoj shumë rolin e tre ambasadorëve.
 

Pse nuk mblodhët Këshillin e Sigurisë? Ai mblidhet kur ka një vullnet të antarëve të këtij këshilli. Duhet të ketë vullnet për të marë një iniciativë të tillë dhe qetësinë e duhur. Aktorët politikë janë ata që kanë penguar dhe që nuk kanë pasur vullnet politik për tu mbledhur në një tryezë.

A ka mundësi të rregullohen marëdhëniet tuaja me Berishën? Unë kam një mbiemër, memorie të fortë dhe nuk harroj kollaj.Gjuha kocka s`ka por kocka thyen.


Ju reaguat shumë butë ndaj fyerjeve në drejtim tuajin gjatë kësaj ngjarje? Politika ka vepruar me një gjuhë të ashpër, jo domosdoshmërisht duhet të jetë licensë për institucionet.

Pse keni zgjedhur rolin e mesfushorit, pse nuk jeni një president më tepër agresiv? Duhet gjetur një mesatare që i shkon për shtat një presidenti të një vendi që aderon për në Europë.


A keni menduar për një cast të vetëm gjatë kësaj periudhe të jepni dorëheqjen?Nuk kam menduar të jap dorëheqjen. Politika sulmon në cdo rast . institucioni i Presidencës është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të qëndrojë me dinjitet. Nuk është pjesë e personalitetit tim.

 
Roli juaj në gjyqësor, a i emëroni gjygjtarët e gjykatës së lartë? Unë i propozoj, kopencë e dyfishtë ndërmjet presidentit dhe presidentit.Të drejtën e verdiktit final e ka Parlamenti.


A ju është ofruar ndonjëherë ryshfet? Këto janë akuza rrugësh.

Deklaratat e Kreshnik Spahiu lidhur pamundësinë e të qënurit pjesë e aleancës Kuq e Zi? Deklarat e tij shumë korrekte. Janë akuza të ndërtuara në mënyrë të qëllimtë.

Akuzoheni për abuzim amnistish? Gjithshka është shumë transparente, presidenti bën vetëm aktin e fundit.


A do ketë amnisti këtë vit? Nuk kam asnjë material në tavolinë. Është kopetencë e Ministrit të Drejtësisë që kanë kaluar cdo afat kohor për paraqitjen e kërkesave.


Siguria në vend, cfarë mendoni? Kopetencë e një zinxhiri institucionesh. Ina Rama kandidaturë e imja, por e votuar nga shumica. Zvarritja e procesit të Gërdecit është një moment negativ dhe një proçes kronik nuk sjell asgjë të mirë.


Akuzoheni nga mazhoranca për “grusht shteti”? Është absurd.Kjo është konfirmuar dhe nga ndërkombëtarët.


Kush ishte përgjegjës për 21 janarin? Përgjigjja i takon vetëm drejtësisë, nuk më takon mua të influencoj.


A keni gabuar në lidhje me gjendjen e drejtësisë në vend? Gjërat duhet të shikohen në mënyrë sintetike. Mungesa e bashkëpunimit politik ka dhënë ndikimet drejtpërdrejt në drejtësi. Parlamenti ka një rol kyç në drejtësi. Çdo institucion ka mundësi të ketë një performancë më të mirë.

Negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë, qëndrimi juaj? Nëse vjen gjatë mandatit tim dhe ai ligj ka defekte do të kthehet mbrapsh.Nuk kam njoftim zyrtar që një marrëveshje e tillë të ketë filluar.


Kthimi i ligjit të plehrave ishte aleancë me opozitën? Unë kam të drejtë të kthej një ligj kur has probleme dhe ky i tillë ishte.


Marëdhëniet diplomatike? Kam dekretuar ato që kanë qenë të arsyeshme.


Do të keni një libër kujtimesh për kohën tuaj si president? Një dokument i tillë vjen në një moment tërheqje politike dhe një gjë e tillë nuk ka vend tek unë.

A do të krijoni partinë tuaj pas 2 muajsh? Unë isha i qartë në komunikimin tim të djeshëm me gazetarët.Mbas një viti nuk do të jem më President. Ka gjithmonë nevojë për qarkullim elitash.Unë do të shprehesha ndryshe vetëm nëse do të votohesha nga populli. Për sa kohë të vendosin partitë politike le ta zgjidhin vetë një situatë të tillë.

Nano si President, po të kishit të drejtë vote në parlament do ta votonit? Nuk mund të shprehem në këtë pozicion.

Presidenti i ardhshëm, cilësitë? Duhet të jetë tolerant dhe të jetë i fortë.Unë nuk deformoj historinë , ishim pjesë e një historie politike. Në 2005 kam qenë njeriu më i votuar. Një ndërtesë ndërtohet gradualisht. Memoria historike është shumë e rëndësishme.

 vijon.............

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›