E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombesia padi ne Kushtetuese. Ankimimi nga gjykata e Sarandes

  Kryetari i Gjykates se Sarandes padit ne Gjykaten Kushtetuese ligjin e gjendjes civile. Alltun Cela e cileson ate nje ligj antikushtetues. Ai kerkon shfuqizimin e dispozitave të ligjit qe kane të bëjnë me ndryshimin e kombësisë, te miratuara në 2009. Ky ligj sanksionon se  "ndryshimi i kombësisë bëhet vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur në çdo rast, si palë në proces, shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë gabim material".

Por, kreu i gjykates se Sarandes sqaron se “kombesia nuk zgjidhet pa prova”. Çela thekson se ligji eshte ne kundershtim me konventen europiane, pasi pezullon çeshtjet per ndryshim kombesie duke krijuar probleme ne gjykate. Mendohet se eshte ky shkaku qe ka çuar ne ndryshimin masiv të kombësisë nga shqiptare në greke gjate viteve te fundit. Vetëm ne jug te vendit numerohen mbi 2200 raste ku shqiptaret jane bere greke me vendim gjykate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›