Prezantohet buxheti i SHBA per 2012. Obama Ngrirje te shpenzimeve

3,7 miliardë dollarë do të kushtojë, buxheti i SHBA i vitit 2012 dhe do të plotësojë dy detyra: nga njëra anë ai do të reduktojë deficitin buxhetor, nga ana tjetër ai synon t'i bëjë SHBA sërish të afta për konkurencë. Kështu deklaroi gjatë prezantimit të buxhetit presidenti barak obama që synon të kursejë 400 miliardë dollarë në 10 vjet në përpjekje për të reduktuar defiçitin 1100 miliardësh. Prandaj projektbuxheti parashikon shkurtime të gjithanshme dhe ngrirjen e shpenzimeve, por edhe investime në sektorët e arsimit, shkencës dhe infrastrukturës.
“Kam bërë thirrje për një ngrirje në shpenzimet vjetore për çështje të brendshme gjatë pesë viteve të ardhshëm. Kjo ngrirje do të shkurtonte deficitin për më shumë se 400 miliard dollarë gjatë dekadës së ardhshme, duke zbritur këtë lloj shpenzimesh, harxhimet e kontrollueshme vendore në shkallën më të ulët në raport me ekonominë e vendit që nga presidenca e Duajt Ajzehauerit” tha Obama.
Projektbuxheti duhet të miratohet nga kongresi ku pritet që rezistenca të jetë e fortë dhe jo vetëm në rradhët e republikanëve. Ndihma për ngrohje për nevojtarët përgjysmohet, buxheti për projektet e infrastrukturës si pajisje për filtrimin e ujit shkurtohet me 1 miliardë dollarë dhe programet e arsimit gjithashtu reduktohen.
Por edhe sektorë të tjerë duhet të vuajnë: buxheti i mbrojtjes në pesë vitet e ardhshme do të reduktohet me 85 miliardë dollarë, gjysma e të gjitha departamenteve duhet t'ia dalë mbanë me më pak para. Njëkohësisht, presidenti paralajmëroi që të mos vihet në diskutim për shkak të kursimeve aftësia për konkurencë e SHBA. Buxheti iu dorëzua të hënën Kongresit, ku Dhoma e Përfaqësuesve është përgjegjëse për vendimet e buxhetit. Atje shumicën e kanë republikanët dhe ata kanë sinjalizuar që tani se nuk janë të kënaqur me projektbuxhetin e presidentit.