E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombesia pret vendimin Te mos hiqet nga gjendja civile

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ligjin e gjendjes civile i cili përcakton kombësinë e qytetarëve. Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Përmet dhe Shkodër e kanë konsideruar termin kombësi në ligjin e gjendjes civile si antikushtetuese.

Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë thonë se kombësia duhet të mbetet pjesë e gjendjes civile. Marsida Xhaferrllari ka shprehur shqetësimin përpara anëtarëve të gjykatës Kushtetuese se nëse hiqet termi kombësi, çështja është se sa do të ndikojë kjo më pas në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

“Kombësia është përbëres i gjendjes civile. Duke dhënë procedurën e regjistrimit të kombësisë dhe veçoritë e këtij elementi, pak a shumë të barabartë me elementë të tjerë të gjendjes civile, opinioni ynë është të vendosim një ekulibër të përshtatshëm . Nga viti 2003 në 2011-ën, pas tetë viteve bëhet kërkesë për kontrollin e antikushtetueshmërisë. Ky ligj ka tetë vite që lexohet nga këto tre gjykata, që kombësia është përbërëse e gjendjes civile”-tha përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferrllari.

Abuzimet me ndryshimin e kombësisë janë denoncuar fillimisht nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër kanë bërë ndryshimin e kombësisë rreth 2 mijë qytetarë. Në ndryshimet që pësoi ligji i gjendjes civile në 2003-in kombësia u njoh për herë të parë si element përbërës i gjendjes civile të individit.

Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›