E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet e 8 majit Gjoni Simbolika demton zgjedhjet

Një tjetër incident elektoral ka ndodhur mëngjesin e së martës në kryeqytet. Ngjarja e rradhës u shënua tek njësia bashkiake numer 3 ku u thyen xhamat e zyrës së deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni.

Në prononcimin e tij Gjoni u shpreh se ky akt është i paprecedentë për zonën, ndërsa simbolika e tij është kthimi në një vatër tensioni mes kampeve politike.

“Nuk është problem fakti që janë thyer dy xhama, sepse ato mund të zëvendësohen. Më shumë ka të bëjë simbolika dhe fakti që ka njerëz që janë të interesuar të acarrojnë situatën në këtë periudhë zgjedhore.  Përsa i përket forcave të rendit, dua të përgëzoj dhe falenderoj forcat e rendit, për gadishmërinë që kanë treguar në rastin konkret, po edhe në tërësi në manaxhimin e sigurisë në njësinë tonë”- tha deputeti i PS-së, Ilir Gjoni.

Më herët një tjetër incident u shënua në afërsi të njësisë bashkiake numër 3, ku përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim pretenduan se e njëjta ngjarje me thyerjen e xhamave u shënua dhe në zyrën e tyre elektorale.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›