E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetare me dy fytyra largohet duarbosh nga Korca

Ne pjesen e pare me garden e vjeter u pa nje Shqiperi e madhe ne emer por e lodhur nga kembet ndersa ne te dyten nje skuader e rinuar pa shume eksperience por me mjaft deshire per te marre nje rezultat pozitiv. Ndoshta ne rast se Kuzhe do te kishte guxuar qe ne fillim ndaj Maqedonise mund edhe te kishim marre nje rezultat pozitiv. Gjithsesi vec ambientit fantastik te stadiumit te Korces ne prani te me shume se 12 mije shikuesve vlen te theksohet se Kuzhe me shume sesa risi nga kjo ndeshje mori konfirmime. Lala Bakaj Salihi Lila por mbi te gjithe Teli treguan se mund te jene pjese e kesaj skuadre dhe te luajne edhe si titullare.
Mungesat - Te thuash qe nuk ndikuan mungesat ne lojen e skuadres sone do te ishte e padrejte. Pa Lorik Canen mbrojtja jone ishte e corganizuar kjo edhe per faktin se Dallku nuk ia thek shume per qendermbrojtes dhe lider ne ate repart. Pa Ervin Skelen dhe me nje Klodian Duro te fikur fantazia kishte shkuar gjetke. Madje vetem ne pjesen e dyte kur ne loje u fut Bakaj mesfusha mori fryme lirisht. Pa Erjon Bogdanin ne linjen e sulmit Salihi tregoi edhe nje here se e ka te veshtire te jape rezultat i vetem ne kete repart. Gjithsesi vlen te theksohet se nga ana tjeter edhe kundershtari vinte me shume mungesa ndaj justifikimi i rezultatit ne rastin ne fjale nuk qendron.
Pjesa e pare - Kuqezinjte e nisen me vrull lojen e me nje veshtrim te dukshem ofensiv ne drejtim te portes maqedonase. Por ishin kundershtaret ata qe mund te na kishin lene targen qe ne minuten e 3-te te takimit. Nje mosmarreveshje e Dallkut me Ujkanin solli vershimin e sulmuesit maqedonas i cili me pas u rrezua ne zone por per fatin tone te mire arbitri vazhdoi lojen. Gjithcka zhvillohet ne mesin e fushes ku te dyja skuadrat luajne me shume pasime por jane maqedonasit ata qe dhurojne hera-heres spektakel. Tanet duken vetem ne disa gjuajtje sporadike si ajo e Kristi Vangjelit Ansi Agollit dhe nje e Gjegji Muzakes por qe nuk rrezikojne aq sa duhet porten e fqinjeve.
Pjesa e dyte - Tjeter gje fraksioni i dyte i lojes. Me futjen ne loje te Elis Bakajt Emiljano Viles Jahmir Hykes Shqiperia gjallerohet. Bakaj provon tri here nga distanca dorezat e portierit Nuredinoski. Madje ne minuten e fundit te takimit vetem pritja mjeshterore i mohoi golin e pare Elis Bakajt me fanellen kuqezi. Por vec ketyre momenti me domethenes por disi zhgenjyes me pas ishte kur trajneri Kuzhe hodhi ne fushe edhe dy debutuesit Ledion Memushajn dhe Ahmed Januzin. Te dy lojtaret u munduan te tregonin me te miren e tyre por si i pari dhe i dyti nuk arriten qe te permbushnin ato cka priste jo vetem trajneri por edhe tifozet. Gjithsesi si nje hap i pare mund te konsiderohet pozitiv si per sulmuesin kosovar dhe per mesfushorin vlonjat te Kievos. Perfundimisht nje barazim qe svlejti as per tifozet te cilet prisnin nje fitore me gola por edhe per Kuzhene pasi vec konfirmimeve nuk mundi te merrte asgje me shume nga ata qe kishte grumbulluar per kete ndeshje. Shqiperi-Maqedoni 0-0

Karton i verdhe Sikov Lazarevski
Stadiumi Skenderbeu Korce
Gjyqtar Husein Kocek TUR
Shqiperia Ujkani Lila Dallku Teli Vangjeli Bakaj 54 Muzaka Hyka 56 Lala Bulku Vila 74 Agolli Vrapi 75 Duro Memushaj 63 Salihi Januzi 77. Trajner Josip Kuzhe
Maqedonia Nuredinoski Bogatinov 87 Sikov Mujsov 63 Lazarevski Memedi 58 Glikorov Mitrevski Kirovski Savic 61 Lazevski Todorovski 68 Sumulikoski Gjurovski Trickovski Ilijovski 65 Fetai. Trajner Mirsad Jonuz Ndeshjet/ Rezultatet

Oman-Bjellorusi 0-4
Martinovic 5 11 V.Hleb 35 Rodionov 57
Arabi Saudite-Gane 0-0
Kine-Letoni 1-0
Yang Xu 90
Hong Kong-Paraguaj 0-7
R.S Kruz 4 32 Barreto 30 Ortigoza 46 54 Riveros 74 90
Mal i Zi-Azerbajxhan 2-0
Pejovic 62 Beqiraj 74
Rusi-Belgjike 0-2
Lukaku 2 73
Sllovaki-Bosnje 2-3
Sebo 3 Grajciar 64/ Medunjanin 28 Pjanic 50 Dzeko 60
Estoni-Litenshtejn 1-1
Vasiljev 57 p/ Frick 35
Argjentine-Brazil 1-0
L.Mesi 90
Bullgari-Serbi 0-1
Zigic 80
Hungari-Lituani 2-0
Priskin 61 Dzsudzsak 80
Egjipt-Australi 3-0
Zaher 30 Gado 60 M.Zidan 90
Izrael-Islande 3-2
Damari 5 14 Rafaelov 27/ Finbogason 78 84
Danimarke-eki 0-0
Luksemburg-Algjeri 0-0
Zvicer-Ukraine 2-2
Frei 40 63/ Alijev 48 Konoplianka 75
Austri-Greqi 1-2
Fushs 67/ Samaras 48 Fotakis 81 Holande-Turqi 1-0
Huntelar 52
Itali-Rumani 1-1
Kualiarela 82/ Marica 34
Poloni-Br. Fildishte 3-1
Levandovski 19 80 Obraniak 65/ Zhervinjo 45
Afrike e Jugut-SHBA 0-1
Agudelo 84
Suedi-Gjermani 0-0
Irlande Veriut-Marok 0-1
Shamak 56
Irlande-Norvegji 1-2
Long 5 p/ Pedersen 34 Huseklep 86
Slloveni-Gjeorgji 1-2
Sesar 51/ Guruli 67 Ananidze 68 Angli-France 1-2
Krauc 86/ Benzema 16 Valbuena 55
Portugali-Spanje 4-0
K.Martins 45 Postiga 49 68 Almeida 92

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›