E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, ja futbollistët më të paguar

Kampionë të superpaguar, kontrata të mbivlerësuara dhe klube në krizë për të mbuluar pagat e lojtarëve. Ky është realiteti në futbollin italian. Po cilët janë 11 lojtarët më të paguar në Serinë A? Ja formacioni “milioner”:

Në portë është Xhixhi Bufon me 5.5 milion euro në sezon. Mbrojtja është e gjitha “made in Milano”, me interistët Maikon dhe Lisio (4.5 milion) dhe Kristian Kivu 3.5. Në mes qëndron Alesandro Nesta me 4 milion euro.

Edhe mesfusha i përket Milanos. Francezi i Interit, Patrik Vieira përfiton 5.5 milion euro në sezon. Afrimi më i ri i zikaltërve, Uesli Shnajder do të marrë 4 milion euro, kurse mesfushori i Milanit, Pirlo merr aq sa Vieira, 5.5 milion.

Në sulm, “tridhëmbëshi” fillon me Totin (5.46 milion euro) dhe vazhdon me Ronaldinjon, që përfiton 7.5 milion. Në majë të piramidës qëndron superblerja e Interit gjatë kësaj merkatoje, Samuel Eto. Sulmuesi kamerunas merr as më pak e as më shumë, por plot 10.5 milion euro në një sezon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›