Kombëtarja, Kuzhe zbardh listën për Bjellorusinë
TIRANË- Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e edicionit, por në fakt, shpresat për një fitore, duken më shumë se të vakta. Shqipëria do të përballet më 26 mars ndaj Bjellorusisë, në një betejë që do të vendosë shumë përsa u përket objektivave kuqezi për ngjitjen me një vend në vazot e shortit të ardhshëm.
Trajneri i kombëtares Josip Kuzhe ka publikuar sot listën e futbollistëve që do të thërrasë për këtë takim dhe në fakt, ajo që bie në sy është se kemi të bëjmë me një skuadër jashtë forme. Mbrojtja duket në panik pa Debatik Currin dhe Armend Dallkun, i pari i dëmtuar dhe tjetri i pezulluar, ndërkohë që i vetmi që mund të shpresojnë tifozët shqiptarë është Lorik Cana. Veç tij, në repartin e prapavijës pritet të luajnë Andi Lila, Kristi Vangjeli dhe Admir Teli, ndërkohë që i gatshëm është edhe Endri Vrapi. Ndonëse të gjithë kanë tashmë eksperiencë me fanelën kuqezi, sërish reparti mbetet në alarm përballë bjellorusëve të shpejtë. Por, as mesfusha nuk duket në ditën e saj më të mirë. Skela sapo ka gjetur skuadër dhe ka vetëm pak minuta në këmbët e tij.
E megjithatë, Kuzhe e ka rikthyer në skuadër, pasi me Slloveninë u ndje tmerrësisht shumë mungesa e një organizatori. Jashtë forme duket edhe Gilman Lika e Klodian Duro, ndërkohë që i vetmi futbollist në gjendje t’i japë “oksigjen” këtij reparti është Ervin Bulku. Ndoshta mund të ketë më shumë hapësirë për Bakajn, por Kuzhe nuk i ka besuar shumë fantazistit të Dinamos së Bukureshtit. I vetmi repart në gjendje të mirë është sulmi, pasi Bogdani e Salihi janë duke kaluar një moment të artë.
Dilema e Kuzhe
Janë të shumta dilemat e Josip Kuzhe për ndeshjen e 26 marsit, më decizivja për fatet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2012. Përballë është një kundërshtar me lojtarë të talentuar e të shpejtë, që mendon vetëm të marrë 3 pikët në Tiranë. Dilemat për skuadrën që do të zbresë në fushë, nisin që nga porta. Ujkani është duke kaluar një moment të shkëlqyer, por Beqaj ka më shumë eksperiencë. Gjithsesi, edhe këtë herë pritet që midis shtyllave të jetë portieri veteran. Ndërkohë, një tjetër dilemë lidhet me qendrën e mbrojtjes, nëse në krah të Canës do të luajë Teli apo Beqiri. Po ashtu, në mesfushë, kroatit i duhet të vendosë nëse do të luajë me Lalën apo Bulkun në qendër, megjithëse peshorja anon nga ky i fundit. Një tjetër diskutim lidhet me rolin e fantazistit. Kuzhe ka rikthyer Skelën, por vlonjati ka luajutr shumë pak këtë vit, ndërkohë që Bakaj është padyshim më në formë. Dilema tjetër është ajo e përhershmja, Duro-Muzaka. Por, Kuzhe pritet t’i besojë edhe këtë herë eksperiencës së të parit.
LISTA
Portierë
Arjan Beqaj
Samir Ujkani
Mbrojtës
Andi Lila
Elvin Beqiri
Lorik Cana
Kristi Vangjeli
Ansi Agolli
Admir Teli
Endri Vrapi
Mesfushorë
Ervin Bulku
Altin Lala
Klodian Duro
Gilman Lika
Emiljano Vila
Ervin Skela
Gjergji Muzaka
Elis Bakaj
Sulmues
Jahmir Hyka
Erjon Bogdani
Hamdi Salihi
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)