E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sonda e parëhapësinore nëorbitën e Mërkurit

UASHINGTON- Sonda amerikane "Messenger" u bë dje aparatura e parë hapësinore që instalohet në orbitën e Mërkurit, planeti më pranë Diellit, njoftoi NASA.
Aparatura nisi rrugën drejt Merkurit rreth orës 02:00 GMT përreth planetit më të nxehtë të sistemit diallor mbi të cilin do të rrotullohet për një vit, bëri të ditur agjencia hapësinore amerikane.

Sonda nisi udhëtimin e saj para më shumë se gjashtë viteve, duke kaluar tashmë disa herë në afërsi të Venusit dhe Merkurit, por pa u instaluar në orbitë.
Instrumentat që ndodhen në bordin e "Messenger" do të bëhen aktive dhe do të verifikohen më 23 mars dhe më 4 prill do të fillojë faza shkencore e misionit.
"Messenger" do të rrotullohet në orbitën e Mërkurit për 12 orë në një lartësi minimumi prej 200 kilometra, saktësoi NASA.
"Messenger" do të humbasë gjurmët ndërsa do të gjendet 46 milionë kilometra nga Dielli dhe tre herë më larg nga Toka (155 milionë kilometra).
Sonda ka mundur të vëzhgojë pothuajse gjysmën e sipërfaqes së planetit, por jo polet.

Aparatura transporton shumë instrumenta shkencorë, ndër të cilët një sistem imazherie, një spektrometër për analizimin e atmosferës dhe tokës, një spektrometër për vëzhgimin e plazmas dhe grimcave energjitike.
"Messenger" ka përshkuar afro 8 miliardë kilimetra në hapësirë që prej lëshimit në gusht 2004.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›