Reina synon pozitën e pestë

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 18:03
Jose Reina është optimist se Liverpool mund të zërë pozitën e pestë në Premierligë dhe të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Liverpool u eliminua nga Europa League të enjten, pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 0-1 nga Braga, ndërsa aktualisht është në pozitën e gjashtë në Premierligë. “Jemi të dëshpëruar që nuk jemi në garë për asnjë titull, por tani duhet të sigurojmë që të përfundojmë sa më lart në ligë. Pozita e pestë është e arritshme”, tha Reina për Sky Sports News.