E Diel, 1 Nëntor 2026

Jareci në Tirana-Besa, Jemini në Vllaznia-DinamoKridens Meta do të jetë “bilbili” i derbit Skënderbeu-Gramozi

Publikoje ne:

Gjyqtari ndërkombëtar shqiptar, Sokol Jareci, do të drejtojë supersfidën Tirana-Besa, takim që do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 19:00, e vlefshme për javën e katërt të Superligës. “Finalen” tjetër, Vllaznia-Dinamo, do ta gjykojë Lorenc Jemini. Kridens Meta do të jetë “bilbili” i derbit Skënderbeu-Gramozi. Në Peqin, në takimin Shkumbini-Kastrioti, “xhaketa e zezë” kryesore do të jetë Arianit Lulaj. Laçi-Apolonia i është besuar arbitrit të FIFA-s, Albano Janku. Flamurtari-Teuta do të jetë nën “regjinë” e Sokol Çekajt.

Superliga, Java 4
Ndeshjet e gjyqtarët
1 Tirana-Besa, 19.09.09, 19.00, Tirane, Jareci
2 Skenderbeu-Gramozi, 19.09.09, 16.00, Korce, Meta
3 Laci-Apollonia, 19.09.09, 16.00, Lac, Janku
4 Vllaznia-Dinamo, 19.09.09, 19.00, Shkoder, Jemini
5 Shkumbini-Kastrioti, 19.09.09, 16.00, Peqin, Lulaj
6 Flamurtari-Teuta 19.09.09, 16.00, Vlore, Cekaj

E Premte, 18 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›