Kombëtarja U-21humbet 4-2 me Bjellorusinë
Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 humbi sot në Minsk me rezultatin 4-2 në ndeshjen ndaj përfaqësueses së Bjellorusisë U-21, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Evropianit U-21 "Danimark 2011".
Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Bushati, i ka rezistuar vetëm 25 minuta presionit të vendasve, duke pësuar golin e parë nga sulmuesi bjellorus Nekhaychik. Brenda pjesës së parë kanë ardhur edhe dy gola të tjerë për bjellorusët, me anë të Voronkov në minutën e 38 dhe Skavysh në minutën e 41-t.
Në pjesën e dytë kanë qenë sërish bjellorusët ata që kanë çuar rezultatin në shifrat 4-0, sërish me anë të Voronkov në minutën e 72-të.
Ky rezultat duket se ka zgjuar disi ekipin shqiptar, që ka shënuar dy herë në minutat 75 e 78 me anë të sulmuesve Ahmed Januzi dhe Vilfor Hysa.
Kjo humbje e lë përfaqësuesen shqiptare U-21 në vendin e 4-t në renditje, me 3 pikë pas 5 ndeshjesh. Ndërkohë që Bjellorusia është ngjitur në vendin e dytë me 9 pikë pas 4 ndeshjesh.