E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kombëtarja U19 mbyll me humbje kualifikueset

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Shqipëria U19 nuk ka arritur të marri asnjë pikë në fazën e kualifikueseve në Evropianin e kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë koleksionuan tri humbje në grup. Edhe në ndeshjen e fundit, që u luajt sot në  “Elbasan Arena”, gjithçka është vendosur nga një gol i Graham i shënuar në minutën e 88-të të sfidës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmati e mbyllin kështu ecurinë e tyre në këto kualifikuese me tri humbje, zero pikë në klasifikim dhe vendi i fundit. Asnjë gol i shënuar dhe 8 të pësuar.

Në ndeshjen e parë Kombëtarja U19 u mposht nga Izraeli me rezultatin 6-0, në ndeshjen e dytë 0-1 përballë Danimarkës dhe po i njëjti rezultat e ndoqi dhe në ndeshjen e sotme përballë Irlandës së Veriut.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›