E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, në fushë 16 skuadra

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Nesër do të luhen ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të nisin në të njëjtën orë, 13:00.

Duelet janë vendimtare pasi do të përcaktohen skuadrat që do të kualifikohen më tej në fazën e 1/8-ave.

Gjithashtu, duke filluar nga faza 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›